• |
ide | kryesore

Tension në Laç/ Qendra e numërimit blindohet nga FNSH

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Laç



Qendra e numërimit të votave në Laç po përballet me një situatë të tensionuar. Kur numërimi po u drejtohet kutive të fundit gara mes kandidates socialiste Majlinda Cara dhe rivalit të saj të opozitës Behar Haxhiu mbetet ende e ngushtë.

Në 68 qendra votimi të numëruara nga 74 gjithsej, kryebashkiakja socialiste udhëheq me 465 vota më shumë. Për shkak të garës kaq të ngushtë procesi është tensionuar dhe ndërprerë disa herë.
Për këtë shkak policia dhe FNSH ka “blinduar” ambientet e jashtme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit.

Ata po qëndrojnë në gatishmëri me urdhër të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të shmangur incidentet. Gjithashtu Celibashi ka dërguar inspektorë të KQZ-së për të ndjekur nga afër procesin e numërimit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. i thane: mjaft me shko ne shtepi se je 80 vjec ne ler te ecim perpara. Te shohim cdo te bejne demokratet a do ta nxjerrin me shqelma nga zyra qe ka pushtuar me dhune nga banda e Muli horrit dhe Sali Lushes dhe te pastrojne pdn nga figura te neveritura si Paloqja, Spaho qurramani, neonazisti Aleksander Biberaj, Muli kryegangsteri, djali i spiunit Rustem Gjata ,Clirim gjata, Tritan prasi, Tomorr Alikoti, Vokshi gerdalla dhe tua lene partine te rinjve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *