• |
ide | kryesore

Faktor i rëndësishëm në qarkun e Shkodrës/ Sa këshilltarë bashkiakë mori PSD në zgjedhjet e 14 Majit

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar numërimi për këshilltarë bashkiakë në Shkodër, ku PS ka qenë lehtë në avantazh në krahasim me koalicionin Bashkë Fitojmë, por edhe PSD-në e Tom Doshit, e cila në disa prej qyteteve të veriut ka marrë një mbështetje të madhe.

Në Shkodër Doshi ka siguruar 12 mandate në këshillin bashkiak, në raport me 18 që ka Partia Socialiste, 13 Bashkë Fitojmë, dhe 5 Partia Demokratike. Me një mandat do të përfaqësohen në Këshillin Bashkiak të Shkodrës edhe Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë si dhe Fryma e re Demokratike.

Sa i takon garës për kryetar bashkie, Benet Beci arriti që të triumfonte për herë të parë për socialistët në Shkodër, me një diferencë të madhe votash, afro 12 mijë, në raport me kundërshtarin e tij Bardh Spahia.



8 Comments

  1. Mendo Doshi social demokrat!!!Ai as e ka idenë çdo të thotë por dhe ata që i ka në parti.Krahasoni këta me Musine Kokalarin një socialdemokrate klasi. Që është dhe grupim që idetë janë më të shumta të qendrës së djathtë.

  2. Po, kjo është e vërteta, por Akademiku Gjinushi vetëm këta gjeti si pasardhësit e partisë së themeloi në kuadër të pluralizmit….

  3. Te mendosh qe edhe Toma eshte non-grata ne USA. Keshtu qe kjo loja me non-grata nga KM per Salen ishte nje loje per delet dhe perfaqesuesit diplomatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *