• |
ide | kryesore

“E shau nga ropt”/ Dëshmitë tronditëse të adoleshentëve pas vrasjes në Gramsh

-Instant, Arkiva, Të fundit
Gramshit


Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici tronditi qytetin e Gramshit dhe të gjithë vendin. Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë 4 adoleshentë me inicialet: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç. I plagosur mbeti kushëriri i 15-vjeçarit, M.L. por jashtë rrezikut për jetën.

Për 4 të miturit prokuroria e Elbasanit ka kërkuar lënien e tyre në burg pa afat. Mediat kanë zbardhur edhe dëshmitë e të ndaluarve se si nishi sherri mes adoleshentëve. Fillimisht ata janë përplasur tek fusha e lodrave në Gramsh dhe më pas janë konfliktuar tek shkolla “Asllan Shahini”.

Pjesë nga dosja e prokurorisë dhe dëshmitë e të ndaluarve

“Shkova në shkollën “4 Dëshmorët”, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me 3 shokë të cilët quhen S.M, Xh. Ç. dhe H. Ç. Rreth 3 muaj më parë jemi zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh ku nga grupi tjetër njoh shtetasin Q.H” – thotë ai. Prokurori nënvizon në zonje se kur kanë qenë tek fusha e lodrave janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer janë sharë.

Konfliktin më shumë Q. e kishte me H. Ndërsa dy ditë më parë, së bashku me tre shokët e tij, Xh., H. dhe S. kanë vendosur që ditën e sotme të shkonin ta takonim Q. dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet. 

H. me vete kishte marrë një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh. kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa ai kishte marrë me vete një thikë që hapej me buton, të cilën e kishte blerë në internet për 1000 lekë të reja dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zezë, ndërsa S. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri.

Pas shkolle, H., S. dhe Xh.I kanë marrë një makinë dhe kanë ardhur në qytetin e Gramshit, ndërsa ai ka shkuar më pas. Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur “Kosturi” në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla “Asllan Shahini”.

Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona. Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëra nga djemtë që ishte me Q, e ka sharë nga robt. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela.

Personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kacurrela. Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S. me grusht në bark.

“Nuk mbaj mend nëse S. ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S. u godit me grusht në bark. Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi. Kur na kapi Policia, H. e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh. kishte hedhur dorezën që kishte dhe Stiveni kishte hedhur thikën e tij” – thuhet në dëshminë e të riut.

O.Ç: Me vete ka patur, pasi e kishte marrë që në mëngjes në shkollë, një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh.Ç kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa E.K kishte marrë me vete thikë që hapej me buton dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zezë të cilat i kishte të vetat, ndërsa, S.M. kishte marrë me vete thikë që hapet me dorë dhe një dorezë hekuri. Sapo janë afruar, ka filluar të komunikojë me Q.H për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga çunat e Q.H ka sharë E.K nga ropt e shpisë.

Ishte me flokë kaçurrela. Ai ka goditur E.K., me grusht në fytyrë, pikërisht në këtë moment që ky person goditi Ergin me grusht në fytyrë kam parë që E.K., kishte në dorën e djathtë të tij thikën me buton me hapje ngjyrë gri, ku pasi ky person e goditi E.K me grusht në fytyrë dhe tentoi të largohej atëherë E.K menjëherë e goditi me thikën në kurriz. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S.M me grusht në bark. Nuk mbaj mend nëse S.M. ka goditur njeri apo jo, por kam parë vetëm që S.M u godit me grusht në bark.

Xh.Ç.: Rreth 5 muaj më parë, Q.H bashkë me shokët e tij, e ka sharë atë dhe O.Ç., ku këtë të fundit e ka sharë nga familja. Sqaron se ky konflikt ka ndodhur edhe njëherë tjetër para më shumë se pesë muajsh. Sot kur ishin duke bërë xhiro, Q.H ishte bashkë me shokët e tij, që ishin shumë persona bashkë. Ata janë mbledhur para tyre dhe kanë folur duke i thënë që “Pse keni ardhur përsëri apo doni të ziheni me ne?”. Pikërisht në këtë momente ata filluan që t’i godisnin me grushte, ku është bërë një rrëmujë”, tha Xh.Ç.

S.M.: Kur jemi afruar te grupi i djemve, shoku i tyre E.K., ka veshur dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu e cila hapej me anë të një butoni dhe na është drejtuar duke thënë “kush kishte sherr me O.Ç.. O.Ç po përpiqej të sqaronte muhabetin me Qetsorin.

Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thënë “pse e nxore thikën apo për presion” dhe e shau E.K, ndërsa E.K ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht sepse dorezën e kisha në xhep.

Në atë moment ka parë E.K., i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar. Kapa E.K dhe i thashë “Hajde ç’farë bën ashtu” dhe u larguam me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës. Gjatë rrugës më tregoi thikën e gjakosur, të cilën nuk ia kisha vënë re. Më tha “më duket se i gjuajta atij çunit”. Kur na kapi policia, E.K., e kishte hedhur thikën e gjakosur në tokë.


1 Comment

  1. Po çfarë brezi prisni të rritet në nje vend të mjerë, me varfëri e injorance totale të prindërve dhe gjith shoqerise . Fëmijët nuk bejn sport, nuk frekuentojnë asnjë mjedis arti dhe kulture. I vetmi argëtim dhe edukim eshte tik toku.
    Me bukur se kaq prishet. O Shqipëri e mjer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *