• |
ide | kryesore

Tërmet në Kretë, të paktën 25 pasgoditje pas lëkundjes 5.1 rihter në Heraklion

Lajme, Planet


Heraklioni është goditur mbrëmë nga lëkundje termeti, që nisën në pjesën jugore të prefekturës, duke kulmuar me tërmetin e fortë prej 5.1 të shkallës rihter. Thellësia  ishte 8.9 kilometra dhe lëkundjet u ndjenë edhe në Rethymnon dhe në Kretën lindore. Zona vazhdoi të dridhej gjatë gjithë natës duke pësuar të paktën 25 pasgoditje.

Pak pas mesnatës së të enjtes, në zonën e Kaminias, në Heraklion, siç raportojnë dëshmitarët,  një pjesë betoni e çatisë u shemb nga një shtëpi, duke shkatërruar edhe një ballkon.

Sipas asaj që është bërë e ditur, në katin përdhes të këtij pallati jeton një familje që në atë kohë ndodhej brenda shtëpisë! Për fat të mirë, siç raportohet, nuk ka pasur të lënduar.

Në orën 02:20 kishte ndodhur pasgoditja e 17-të me magnitudë 3.9 Rihter, ndërsa i kishin paraprirë dy të tjera me të njëjtin intensitet. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhej 6 kilometra në jug-perëndim të Moiras në Heraklion, në të njëjtin vend ku ndodhi tërmeti 5.1 Rihter.

“Është ende herët për të thënë nëse është tërmeti kryesor”, tha për mediat greke presidenti i OASP, Efthymios Lekkas, për tërmetin 5.1 Rihter që ndodhi natën e së enjtes 7 km në jugperëndim nga Heraklionit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *