• |
ide | kryesore

Allegri i mbyll gojën Szczesny: “Pas ndeshjes duhet të heshtësh”

-Instant, Sport
Allegri



Në mbrëmje, në Castellani, do të luhet ndeshja ndërmjet Empolit dhe Juventus, e vlefshme për javën e 36 të Serie A. Një ndeshje e rëndësishme për të besuarit e teknikut Allegri, të cilët në rast fitoreje do të ishin të sigurt për përfundimin në katër të parët. Në konferencë për shtyp, trajneri i Juventus është rikthyer të flasë për ndeshjen kundër Sevilla dhe ka kritikuar portierin Szczesny.

Në deklaratat e tij Szczesny, pas eliminimit në gjysëmfinale ndaj Sevilla, e kishte cilësuar qëndrimin e skuadrës si të nënshtruar: “Szczesny? Kur luan pas ndeshjes duhet të heshtësh gjithmonë. Edhe unë e kam të vështirë të flas. Në të nxehtë mund të thuash gjëra të pasakta. Shpesh i shoh ndeshjet dhe ndjesia që kam nga fusha mund të jetë e ndryshme sepse ka edhe një komponent të fortë emotiv. Skuadra në Sevilje bëri gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishim të pasaktë në sulm, pësuam një gol që mund ta shmangnim nëse do të mbroheshim më mirë. Por këto gjëra ndodhin.” Në prag të ndeshjes në Empoli, trajneri i Juventus, Max Allegri, “kryqëzoi” portierin e tij. Polaku pas ndeshjes kishte kritikuar publikisht prezantimin e skuadrës: “Nëse bëj shumë pritje, nuk është shenjë e mirë”.

“Nuk i di fjalët e sakta të Szczesny”, vazhdoi trajneri i Juventus. “Ndoshta, duke mos ditur mirë italishten, ka gabuar në përdorimin e termave”. Pra, si përfundim: “Në Sevilje bëmë mirë, por fatkeqësisht ishim të pasaktë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *