• |
ide | kryesore

Lotito: “Juve pikë referimi, e gabuar të gëzohesh për telashet e tyre”

-Instant, Sport
Lotito



Claudio Lotito, presidenti i Lazios, ka thënë fjalën e tij për dënimin prej 10 pikësh të pësuar nga Juventus për cështjen e fitimeve kapitale: “Nuk jam mësuar të komentoj vendimet. Kur të gjithë drejtuan gishtin nga Juventus, u kujtova atyre njerëzve se klubi bardhezi është një pikë referimi e rëndësishme për futbollin italian dhe atë ndërkombëtar. E falë investimeve të tyre i ka mundësuar të gjithëve të përfshijnë skuadrat italiane në Olimpin e futbollit ndërkombëtar”.

LOTITO: “JO PËRFITIMIT”

Lotito, numri 1 i Lazios ka vazhduar më tej konceptin: “Juve do të deklarojë arsyet e tyre në selitë e duhura. Aktet e përfitimeve nuk më përkasin mua. Gëzimi në situata që i shkaktojnë dëme skuadrave të tjera nuk pasqyron vlerat e sportit”. Një dalje në krah nga Lotito që tregon shumë. Për më tepër që ai është një prej presidentëve që është konfliktuar shpesh me bardhezinjtë. Lazio e tij tashmë është e dyta, me zbritjen e 10 pikëve ndaj Juventus. Bardhezinjtë janë për momentin jashtë zonës Champions dhe i duhet një mrekulli për ta arritur, pavarësisht sfidës direkte me Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *