• |
ide | kryesore

Rama në Lezhë e Kurbin: Jam i prekur për fitoren në bashki ‘të diskutueshme’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme me turin e falënderimeve sa i takon fitores së PS-së në bashkinë e Lezhës dhe Kurbinit. Ai tha se është i prekur për fitoren në bashki të cilat i konsideronte si të ‘diskutueshme’.

Më tej, ai u shpreh se votuesit i kanë lënë Partisë Socialiste një përgjegjësi shumë të madhe me fitoren e thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Jam i prekur për fitoren në bashkitë të cilët unë i fusja tek ato ‘të diskutueshme”. Fitorja në këto bashki është një kënaqësi por zgjat pak ditë dhe pastaj fillon dhe vendin e kënaqësisë e zë përgjegjësia e madhe sepse është një përgjegjësi e madhe që na kanë lënë votuesit në Kurbin dhe Lezhë. Më vinte keq që bashkia Kurbin nuk ishte ndër bashkitë e sigurta sepse në bashkinë Kurbin kemi bërë më shumë se për çfarëdo tjetër po ta marrësh në aspaketin e bashkive.

E kam parë që këta të vegjlit (kryebashkiakët e bashkive të vogla), sa më të vegjël janë aq më të tmerrshëm janë. Një njeri që i rri punës mbi kokë me kaq këmbëngulje dhe përkushtim, është njeriu që i duhet situatave të vështira dhe atyre plagëve kaq të vjetra të trashëguara sa duket sikur nuk zgjidhen dot”- tha Rama.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, Rama pati edhe një takim me këshilltarët socialistë të zgjedhur për këshillat bashkiakë të Lezhës dhe Kurbinit


9 Comments

  1. Filloi si m”merhumi” ,i ati qe falnderonte pas cdo “suksesi” qe korrte nga kongresi ne kongres! Beju Tallava o motherfucker se ashtu e duan delet! Mashtroj se nuk mjaftuan 10 vite !

    1. Popull legen aq mir ja bën. Sdel njeri ta kritikoj ne sy per rritjen e rrogave te ministrave dhe deputeteve me dyfishin. Rrin si dele

  2. ‘Bashkëpunojmë me PS…!’/ Duka kundër Berishës: PAA i njeh zgjedhjet, një rezultat i tillë është i pakontestueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *