• |
ide | kryesore

KAS hap 5 kuti të Pukës/ Shikoni si janë manipuluar votat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KAS



Këtë të mërkurë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ shqyrtoi dy kërkesa ankimore të bëra njëra nga Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe tjetra nga Partinë Aleanca Progresiste LZHK. Ato kundërshtonin rezultatin e nxjerrë nga KZAZ-ja për Këshillin Bashkiak duke kërkuar hapjen e kutive dhe rinuëmrimin e votave. KAS i pranoi provat dhe vendosi të pakë kutitë. Ajo që doli ishte mjfat interesante.

Në kutinë e parë, Partia Republikane kishte dalë me zero vota, por u gjetën 64 vota të vlefshme. Ndërsa PDIU që kishte marrë 64 vota nga KZAZ, nuk iu gjet asnjë e vlefshme.

Në kutinë e dytë, PD nga 3 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën vetëm 2 vota të vlefshme, FRD nga 7 vota iu gjetën vetëm 3 vota, ALD-së nga 51 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën 52 vota, PSD-së nga 83 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën 82 vota.

Në kutinë e tretë nga 21 vota të pavlefshme të miratuara nga KZAZ, u gjetën 22 të tilla ndërsa PSD-ja që kishte dalë me 190 vota iu gjetën vetëm 118 vota.

Në kutinë e katërt nuk kishte ndryshime ndërsa në kutinë e pestë, PSD-ja që kishte marrë 15 vota iu gjetën vetëm 14, PD-së nga 70 vota iu gjetën 71 vota.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për këshillin e bashkisë Pukë sipas gjetjeve të dala nga këqyrja e fletëve të votimit të bërë nga KAS.

KAS rrëzoi ndërkohë kërkesën e Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë për të rezultatin e zgjedhjeve për këshillin bashkiak në Përmet. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera. Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje.E shikoni kush nga partite kene vjedhur,Opozita

    1. Ik mer te shkerdhefsha robt, se na nxoret zorret me kete bythlepirje diktatori. Te ka ikur 1/3 e popullsise nen 10 vjecarin e “ndritur” te Ramazanit or gruqir muti e ti e ti deredellis per Berishe e opozite.

    2. O legen , mos vallë votat e mia dhe gjithë opozitës , Berisha i vodhi , i bleu e i tjetërsoi ? O ti mjeran sylesh , që Rama të përshur derën e shtëpis nga mëngjesi në darkë , ty dhe ç’do kujt si fara jote dhe ju i thoni faleminderit dhe bashkë me të këndoni tallava , kur do t’ju vijnë nëntë e të shihni se ç’ bëhet me këtë popull e ku është katandisur kjo Shqipëri !

  2. Stalini ka thene dikur nuk ka rendesi kush voton,por kush numuron. Por ridhj… i a kaloi edhe Stalinit,e filloi lashte punen e votimeve,me patronazhiste ,aktiviste, me bandite ,para,administrate,gjykata e KQZ, e si te mos mjaftonin tera keto i fut edhe nje “ retushim “ kutive te votimeve

  3. PO SIKUR TE HAPEN E TE NUMUROHEN TE GJITHA KUTITE, C,NDODH VALLE,, DO NA DALE SE NJEREZIT HEDHIN NJE LETER, EMERIN E VENDOS PUSHTETI.KU TE BESOJME,HAJDUTET DREJTOJNE, VIGJELOJNE, PUSHTETIN TE MOS E DOREZOJNE. HAJDE FLIT PER DEMOKRACI,,,,,ME SHUME ZI.

  4. Me te humburit ne kete histori paskan qene Republikanet qe ja paskan marre te gjitha votat ata te PDIU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *