• |
ide | kryesore

U zhduk 9 vite më parë/ Zbulohet misteri për vajzën shqiptare, rrëfehet italiani: E kam vrarë unë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Zbardhet misteri i vdekjes së vajzës shqiptare Sibora Gegani.

Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, në Malaga të Spanjës, ka rrëfyer se ka vrarë ish-të dashurën e tij shqiptare Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014.

Sipas mediave të huaja, vrasësi i dyshuar i Paulës kishte refuzuar të dëshmonte në Polici, por kur pa foton e Sibora Gaganit, në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë 9 vite më parë.

Deklaratat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëfimi i tij. Pas rrëfimit, policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur. Ai ka pohuar se trupin e ka shpërbërë me acid dhe se e ka murosur.

Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë. Fqinjët kanë pohuar se më parë ka pasur një debat të fortë mes të dyve. Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeçe dhe punonte si kameriere në qytetin Costa del Sol.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *