• |
ide | kryesore

Adriatik Lapaj: Po dëgjoj 100 teori për djegien e makinës sime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lapaj



Aktivisti Adriatik Lapaj ka reaguar sërish për incidentin që i ndodhi me makinën e tij paraditen e sotme. Makina e tij shpërtheu në flakë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Vetë Lapaj në fillim bëri një sqarim se gjithçka ishte një difekt, por më pas ka bërë një status të gjatë. Ai thotë se është detyruar të bëjë këtë sqarim pasi ka dëgjuar 100 teori për atë që ka ndodhur.

“Makinat bëjnë defekte. Bëri dhe imja pas 8 vitesh përdorim. Nuk më pyeti mua…thjesht u dorëzua. Duke parë që e bënë lajm edhe pse nuk kishte gjë për lajm sa kohë nuk e pyetën të Zotin, pra mua se çfarë ndodhi…e duke dashur të qetësojë miqtë se isha mirë, publikova se ishte defekt…siç vërtet ishte.

Tani rri dëgjo dhe 100 teori se si makina ime nuk duhet të bënte defekt pa pyetur gjithë konspiracionistët e Tiranës. Të më fali kushdo nga këta të konspiracioneve që më bëri makina defekt pa i pyetur! Atdheu im hallemadh…je në hall…interneti i dha hapësirë kujtdo…

Falenderoj çdo mik e njeri të mirë që u shqetësua për mua! Ma bëni hallall! Do kisha dashur që filtri partikular i makinës time të mos qe dorëzuar! Do kisha dashur të jetoja në një vend normal ku nuk bëhet lajm çdo gjë pa doganë e ku nuk shqetësohen njerëzit së koti!

Më falni që u shqetësuat, por as unë nuk kam faj! Këtu jetojmë…ndaj duhet ta ndryshojmë! Nuk do më mungojë makina se unë kryesisht eci në këmbë. P.S si ka thënë populli…mirë makina që më ngordhi, po nuk të lënë as … 😅🙏” – shkroi Lapaj në Facebook. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Na e mbushe menjen o YuriKims. Mos e caj koken se ste le ambasada pa nje maqine kesaj rradhe te re se ajo ishte e vjeter😜🤮

  2. Po ik ore bythqir, se nuk i plasi trapi njeriu per ty.
    Edhe ata qe komentojne, e bejne nga merzitja se si vertetohet shprehja lapidare : nuk bie rrufeja ne hale.

  3. E para punes, filtri qe thu ti o sumçe nuk quhet filter partikular por quhet flitri antipartikular (FAP) dhe nuk ka ate efekt qe thu ti por thjesht ul fuqine e motorrit dhe shton konsumin e kaburantit.
    E dyta e punes, o sumçe ky filtri kushton maksimumi 350-400 euro, ne qofte se ti mendon qe, sipas teje, nje makine do rrije 8 vjet me kete lloj filtri pa u nderru me mire ec ne kembe se nuk je per kete pune. (filtri eshte me km ose maksimumi cdo 5 vite duhet te nderrohet).
    E treta e punes, o sumçe kur ske lek me nderru nje filter FAP me mire dil e shit banane, te pakten e fiton lekun me djerese dhe ju duke i fut kollaren katunarve.

    E katerta e punes, o sumçe nuk behesh personazh me keto lloj paçavuresh e budallalliqesh sepse jo qe nuk i rruhet kujt as per ty, as per filtrin qe thu ti.
    E pesta e punes, o sumçe me kete barcalete felliq veten me shume ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *