• |
ide | kryesore

FOTO/ E bukur, bjonde dhe e rrezikshme: Mount përndiqet nga Devil Baby

-Instant, Sport
Mount



Binomi mes futbollistëve dhe modeleve është gjithmonë aktual në botën e futbollit. Por është një kombinim që shpesh fsheh anët negative, të errëta, dhe ku më pas lindin dhe fshihen histori për t’u harruar. E nëse në shumicën e rasteve viktima janë vajzat, këtë herë situata është e kundërt. Ylli i Chelsea, Mason Mount ka denoncuar përndjekësen e tij Devil Baby.

Orla Melissa Sloan, e njohur më mirë si Devil Baby. Ajo është makthi më i keq i Mason Mount dhe lojtarëve të tjerë të Premier League. Influencuesja, e njohur për përmbajtjen e saj eksplicite të publikuar në Onlyfans, është shumë e njohur edhe në Instagram. Ajo numëron mijëra ndjekës. Të dy patën një lidhje të shkurtër prej disa muajsh dhe u takuan në një festë të organizuar nga futbollisti Ben Chillëell. Pas ndarjes, vajza filloi të përndiqte Mount, duke u shfaqur në terrenin stërvitor të Chelsea, duke e telefonuar në çdo orë. Ajo madje nisi të postonte fotot e tij në rrjetet sociale por edhe ato të ish-të dashurave të tij, duke kërcënuar se do të tregonte detaje intime dhe private.

DENONCIMI I LOJTARIT TË CHELSEA

Veprimet e insistuese të Devil Baby, e cila ndërroi numrin e telefonit 21 herë për të mos u bllokuar kurrë nga futbollisti, bëri që mesfushori i Chelsea të denoncojë faktin duke kontaktuar policinë. Vajza tani do të shkojë në gjyq pasi përndjekjen e ka bërë edhe me lojtarët e tjerë: Childëell dhe Gilmour sot te Brighton. Vajza e ka pranuar gjithmonë se e dashuron Mount dhe se nuk dëshiron para, duke parë të ardhurat e fituara falë fotove të saj. Por ajo shpeshherë ka qenë edhe protagoniste e kërcënimeve: “Prano ndjesën time ose do të dalë në pah Devil baby që është brenda meje dhe gjërat për ty nuk do të shkojnë mirë”. Mount i tha policisë se është i tmerruar nga vajza, që do të shkojë në gjyq më 20 qershor. Një dashuri e pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *