• |
ide | kryesore

Kishin fshehur lëndë narkotike në gomën rezervë, arrestohet shqiptari dhe një 27-vjeçare në Selanik

Lajme, Të fundit
Mbajti të mbyllur dhe dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën, arrestohet shqiptari në Greqi



Një 33-vjeçar shqiptar bashkë me një 27-vjeçare greke janë vënë në prangat e policisë së vendit fqinj pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Çifti është pikasur duke drejtuar një makinë, të cilën policia e ka ndaluar për kontroll  në rrugën me pagesë të Malgarit. Fillimisht, 27-vjeçares iu gjet hashash, ndërsa gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit u konstatua se në bagazhin e tij ishin fshehur 12 kilogramë heroinë.

Në automjetin e autorëve, u gjetën 12 kilogramë e 200 gramë heroinë, të paketuara në 25 pako, të fshehura me kujdes brenda gomës rezervë  dhe sekuestruan. Ndër të tjera në mediat greke shkruhet se shqiptari ishte drejtues i një organizate kriminale për shpërndarjen e lëndëve narkotike në vendin fqinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *