• |
ide | kryesore

Rikthimi i Bashës/ Berisha: Vegël në duart e Ramës

Arkiva



Ditën e djeshme pas mungesës në politikë, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u rikthye në skenë, në një takim me të rinjtë.

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët, ndërsa theksoi se Basha po bën axhendën e shkruar nga kryeministri Edi Rama.

“Çfarë më tremb mo? Çfarë pyet? Po e përdor Rama. Mos bëj shaka. Mos më pyet. Ta pyes Ramën ai. Ai është vegël në duar të Ramës. Bën ça i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij. Axhendën e tij e shkruan Rama. Ai axhëndën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë…(qesh) Bëri fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Nuk bëri fushatë, ajo është historia e kalit të Timurit, ato i mori kali. Vuri logon dhe i mori logoja. Lavdi logos.”, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *