• |
ide | kryesore

ShBA dhe Ukraina dënojnë pjesëmarrjen e Vulinit në një konferencë në Moskë

Arkiva, Planet, Të fundit



Ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara në Beograd, e kanë kritikuar, veç e veç, pjesëmarrjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Aleksandër Vulin, në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë.

Ambasada e Ukrainës, ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë se, Serbia dhe Ukraina synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, dhe se, në këtë kontekst, Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Ne llogarisim në faktin se vendi kandidat për anëtarësim në BE do t’i bashkohet politikës së përbashkët evropiane ndaj shtetit agresor, Federatës Ruse”, ka thënë Ambasada e Ukrainës.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se, “askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus, duke bashkëpunuar me Kremlinin, sikur gjithçka është në rregull”.

“Agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj paqësor, Ukrainës, është i paligjshëm dhe i paarsyeshëm. Vladimir Putin filloi këtë luftë brutale. Ai mund, dhe duhet t’i japë fund menjëherë, dhe të ndalojë vdekjen dhe shkatërrimin që po shkakton lufta e tij”, ka thënë mes tjerash Hill.

Media shtetërore ruse ka raportuar më 24 maj se drejtori i BIA-s, Vulin, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë.

Informacioni zyrtar për pjesëmarrjen e tij në Konferencën në Moskë, nuk është publikuar në faqet e internetit të institucioneve zyrtare në Serbi.

As Qeveria e Serbisë, nuk është përgjigjur në pyetjet e REL-it lidhur me këtë çështje.

Në fotot e publikuara nga Russia Today Balkan, në gjuhën serbe, si pjesë e lajmeve të 24 majit, Vulin shihet me pjesëmarrësit e tjerë të Konferencës, përfshirë Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska – njërën prej entiteteve të Bosnje-Hercegovinës.

Pyetjes së REL-it, lidhur me këtë çështje, nuk i janë përgjigjur as BIA dhe as Lëvizja Socialiste, në krye të së cilës është Vulin, e cila është edhe pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Progresive Serbe (SNS).

Vulin është një nga zyrtarët e paktë evropianë që ka vazhduar vizitat te zyrtarët rusë në Kremlin, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Më 24 maj, disa media në Serbi publikuan lajmin se në Konferencën në Moskë po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.



2 Comments

  1. Bejini presion Kosoves ti leshoje pe akoma Serbise se ku i dihet ndoshta nje dite serbet do ta quajne agresion luften e ruseve kunder Ukrahines e do bashkohen me perendimoret ne sanksione kunder tyre.Biles une them qe ta pranojne menjehere ne Be se keshtu do kene nje ndermjetes te paanshem( Vucicin) ne bisedime me Putinin

    1. Nuk e ke kuptuar ti qe Servilat dhe budallenjte si do njeri? Te ne vetem kane vjedhur dhe shkaterruar Amerikanet sepse ne ju servilosemi pa arsye dhe jemi popull psikopat me sindormen te Stokholmit.Ne nje e mail te zbuluar ne wikileaks, Shtepia e Bardhe i quante buburreca politikanet Shqiptar. Vetem Dhunen rrespektijne bythqirat e huaj te LGBT. Ata e rrespektonin shume here me shume Enver Hoxhen se ja u qinte rrobte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *