• |
ide | kryesore

U pushtua nga Rusia, grupi mercenar ‘Wagner’ fillon të tërhiqet nga Bahmuti

Arkiva, Planet



Grupi mercenar rus Wagner ka filluar të tërheqë forcat e tij nga qyteti ukrainas Bahmut dhe t’ua dorëzojë pozicionet e tij trupave të rregullta ruse, tha themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin në një video të publikuar të enjten më 25 maj. “Ne jemi duke tërhequr njësitë nga Bahmuti. Nga ora 5 e mëngjesit të sotëm deri më 1 qershor, shumica e njësive do të transferohen në kampet në pjesën e pasme. Po ia dorëzojmë pozicionet tona ushtrisë”, tha ai.

Videoja u publikua në Telegram nga shërbimi i tij për media. Në të shihet Prigozhin i veshur me veshje luftarake duke qëndruar pranë një blloku apartamentesh të dëmtuar nga lufta. Të shtunën, Prigozhin njoftoi kapjen e Bahmutit pas betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës. Në videon e fundit, Prigozhin, i cili ka kritikuar vazhdimisht publikisht zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse, tha se forcat e tij do të ishin gati të ktheheshin në Bahmut nëse ushtria e rregullt nuk ishte në gjendje të menaxhonte situatën.

Një ditë më parë ai tha se Wagner ka humbur mbi 20.000 luftëtarë në betejën për kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Shifra e të vrarëve përbën 20 për qind të 50.000 të dënuarve rusë që ai rekrutoi për luftën në Ukrainë. Ky numër i luftëtarëve të vrarë vetëm në betejën për Bahmutin është shumë i lartë krahasuar me numrin e ushtarëve që Rusia pretendon se i janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, përkatësisht Moska pretendon se që nga nisja e pushtimit në shkurtin e kaluar, i janë vrarë mbi 6.000 ushtarë.

Rusia ka pretenduar se ka shënuar fitore në Bahmut, por Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 24 maj se “luftimet e ashpra” po vazhdojnë brenda Bahmutit. Bahmuti gjendet në provincën e Donjeckut, që është një prej katër provincave që vitin e kaluar Rusia pretendoi se i ka aneksuar. Këto katër provinca janë pjesërisht në kontrollin e forcave të Moskës.



3 Comments

  1. Gazeta Lapsi eshte gazete LAvire qe e dredh si ti vije per mbare. Vetem ca genjen Ukraina degjojme po asnje te vertete qe thote Rusi. Na ngopen me genjeshtra duke na thene qe Piloto fantazme ukrainas rrezonte avion ruse dhe pastaj thane genjyem dhe po ashtu per ata ushtaret qe nuk leshonin ishullin e gjarprit dhe rane si heronj po dli qe ishin dorzuar.Na thane Rusise i mbaruab buka, municionet, armet. suhtaret dhe ekonomia eshte ne krize po doli e kunderta.Na thane qe Bahmutin po e cliron Ukraina po doli e kunderta. Tani se kuptoj sa pa cipe dhe injorante jane medit perendimore dhe sidomos ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *