• |
ide | kryesore

Video/ Mudryk turpërohet në rrjetet sociale: përqeshi një të moshuar në palestër e merr një leksion brilant

-Instant, Sport, Video
mudryk



Sigurisht që nuk ishte një sezon për t’u mbajtur mend për Mykhailo Mudryk. Ukrainasi mbërriti te Chelsea në janar për rreth 100 milionë, por si të gjithë Blues nuk shkëlqeu, përkundrazi. 14 paraqitje, 0 gola dhe vetëm 2 asiste. Shumë pak për të justifikuar shpenzimet e bëra nga klubi londinez për ta blerë nga Shakthar. E mes nostalgjisë për shtëpinë dhe problemeve të përshtatjes në kryeqytetin anglez, 22 vjeçari ka përfunduar në qendër të polemikave të hidhura. Faji i një video që ai ka postuar në Instagram, e cila u pasua nga një “shitstorm” krejtësisht e justifikuar.

Talenti ukrainas pati idenë e keqe të postonte në profilin e tij një video të xhiruar në palestër. Në të shfaqej një i moshuar duke u stërvitur me veglën e kanotazhit. Në kryerjen e ushtrimit në vegël, burri tregoi në mënyrë të pavullnetshme një pjesë të prapanicës së tij. Pjesë që Mudryk e bëri blur duke vendosur një pikëpyetje mbi të. Një video që është një tallje e hapur dhe me të cilën ish-sulmuesi i Shakthar mendonte se po bëhej zbavitës.

Megjithatë, praktikisht askush nuk e pa nga ana simpatike të postimit dhe kritikat erdhën në me shpejtësi. Mes tyre edhe ato të Joey Swoll, një trajner shumë i ndjekur në rrjetet sociale. Ky i fundit i dha një leksion të vërtetë jete anësorit të Chelsea.

LEKSIONI I MARRË NGA SWOLL

Në një video, që arriti më shumë se 15 milionë njerëz, CEO i Gym Positivity e asfaltoi Mudryk: “Ose e ndihmon ose sheh punët e tua, por e heq atë telefon të mallkuar! Ti sheh këtë tipin në palestër duke punuar shumë, duke u përpjekur të përmirësohet. Ai gjendet në një situatë të vështirë ku është disi i ekspozuar dhe ti thua ‘Hej, më lër të bëj një video për ta postuar.’ Por çfarë dreqin ke? E ti je gjithashtu një futbollist profesionist, luan për Chelsea në Premier League. Kështu dëshiron ta përfaqësosh veten dhe ekipin tënd?”.

Më pas trajneri dha një shembull praktik: “Një ditë isha në palestër dhe pashë një grua në të njëjtën situatë. Edhe ajo ishte pak e ekspozuar, kështu që shkova tek ajo e në mënyrë diskrete i thashë. Ajo ngriti pantallonat dhe më falënderoi. Nuk po them që duhet ta bësh, por të paktën shih punët e tua ose thuaji trajnerit ta ndihmojë. Por ajo që nuk duhet të bësh është të regjistrosh një video për ta postuar në internet që ta shohin miliona njerëz dhe ti të tallesh me këtë njeri. Duhet të bësh më mirë, shih punët e tua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *