• |
ide | kryesore

Video/ Penallti e polemika në Rrogozhinë, barazim me Bylis e Tirana humb kreun: Meta del me eskortë, Partizani i pari

-Instant, F1, Sport, Video
Tirana



Ndodh e pabesueshmja në javën e parafundit të kampionatit. Tirana barazon me Bylis 2-2 dhe arrihet në renditje nga Partizanit, që merr vendin e parë falë ndeshjeve direkte. Të kuqtë fituan me përmbysje ndaj Kastriotit që zbret nga Kategoria. Në ndeshjet e tjera, gjithcka e hapur për zonën europiane dhe atë të mbijetesës.

BYLIS 2-2 TIRANA

Tirana e sheh renditjen nga vendi i dytë një javë nga fundi. Tirana ka hedhur një hap të gabuar në “Arena Egnatia”, duke barazuar me rezultatin 2-2 kundër Bylisit. Tirana rrezikon të ketë humbur titullin në javën e parafundit falë një penalltie të kontestuar, të parë për 6 minuta në VAR e që i lejoi Bylis të barazojë 2-2 e Partizanit t’i barazojë me pikë në krye të renditjes, por duke i kaluar falë bilancit më të mirë të ndeshjeve direkte. Nervozizëm dhe polemika për gjithcka ndodhi në minutën e 74 të takimit, për një kontrast mes Behiratche e Kaçorrit me vendimin e Kridens Metës dhe rishikimeve të gjata të imazheve që mund të kenë përcaktuar kampionin e ri të vendit. Dy golat e Hilës, nuk i kanë mjaftuar skuadrës së Shehit për të marrë pikët e plota. Ndërkohë që Danladi dhe Adili barazuan rezultatin 2 herë për ballshiotët. Për titullin, Partizani duhet të fitojë një ndeshje të komplikuar me Teutën, ndërsa bardheblutë duhet të shpresojnë që durrsakët të bëjnë atë që bëri Bylis sot.

KASTRIOTI 1-4 PARTIZANI

Fitore me përmbysje e Partizanit, që rimerr kreun e renditjes një javë nga fundi, me shanse të mëdha për tu shpallur kampion. Kastrioti është mposhtur me rezultatin 1-4 në sfidën e vlefshme për javën e 35 të Superiores. Sfida u zhbllokua nga Greca në minutën e 9′. Pastaj Rrapaj në të 39’ barazoi rezultatin e në fund të pjesës së parë Da Silva përmbysi shifrat. Në pjesën e dytë Partizani shënoi edhe dy gola të tjerë me Da Silva dhe Murataj. Goli i realizuar nga Sota u anulua nga VAR dhe mbyllet me një poker që zbret Kastriotin në Kategorinë e Parë. Partizani ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me Tiranën, por me bilancin më të mirë në ndeshjet direkte.



6 Comments

  1. Ai bleu Mcgonigal dhe jo arbitrin

    Ketu eshte bere pazar i hjose se gjalle
    E pastaj na vjen keq kur na thone albanese di merda

  2. U duk ashiqare qe sishte penallti me hile sduan tja japin tirones morrat e kuq dhe kampionati i kishte ngel pa mor se pushtetin e kane

  3. Keta te Tiranes kete pune kane bere historikisht. Qahen si kurvat Kur Nuk u del e tyrja nderkohe Bylisi historkisht eshte demtuar nga arbitrat duke filluar qe nga finalja e kupes me Laçin ne 2013. Ne kane koqe, federata ti denoje sic denon ekipet e vogla keta huligane koketrapeze qe qarraviten si kurvicka. Forca Bylis, krenaria e Mallakastres!

  4. O te qifshaty me mallakaster e me ram kurvat e me komuniste more pjellat e padrejtesise qe ka fillu qysh nga 44 Po jeni msu me manipulu cdo gjo mer ju qifsha robt Po Ajo ishte sade qe sishte penallti

    1. O i paemer, nese do te dalesh kampion mos me luaj 2-1 me Ballshin…
      Shembe ne gola, se ja ke fuqine…
      Te haje k* pastaj Kridensi dhe kush è polli Kridensin

    2. Ty të qiftë dërri Tiranën që në fakt ishte dhe është më komuniste se Mallakastra. Tirana historikisht e ka mbajtur e vazhdon të mbajë regjimin ne këmbë motërqir, e mos të ishte për ca studentë kurajozë nga rrethet Edhe në 90’, në regjim do ishim Akoma.Shiko vetem zgjedhjet e fundit sa antirregjim është Tirana. Si bythqira shkuan e shiten voted te erjon veliaj e i dhanë mbi 60000 vota plus. Kjo “Mallakstra komuniste” Nuk u shit e Nuk u ble për dy leke si këta intelektualët e kryqytetit. Në fakt humbëm vetem me disa vota vetem nga percarja e opozites. Të marre se bashku opozita fitoi mbi 50% Të votave. Rama humbi ne Mallakaster Edhe ne 2021 Edhe ne 2015 ndërkohe qe ju kyqytetasit e karit ja dhatë si bythqira. Kur Bylisi ishte qytet 2000 vjet më parë, Tirana nuk eksistonte fare ne harte. Ju jeni pjella me origjinale e regjimit si qytet e vazhdoni ta mban atë në kembë ndaj laj gojen kur flet për Mallakastren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *