• |
ide | kryesore

Disiplina “shpërbën” Tiranën: pezullohen gjashtë lojtarë, Bekaj për një vit. FSHF nis hetimin me rrezik përjashtimi

-Instant, F1, Sport, Video
Tirana



Komisioni i Disiplinës e Etikës pranë FSHF ka rënë si hanxhar mbi Tiranën, pas ngjarjeve të një dite më parë në Rrogozhinë, në Tirana-Bylis. Për dhunën e ushtruar ndaj lojtarët bardheblu ndaj arbitrave të ndeshjes, të kryesuar nga Kridens Meta, e kanë pësuar 6 lojtarë të skualifikuar. Albano Aleksi, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj, Florent Hasani, Visar Bekaj e Besir Iseni janë dënuar, më rëndë dy të fundit: portieri për 1 vit dhe mbrojtësi 2. Nuk ka mbaruar sepse ndërsa Tirana duhet të fillojë të luajë ndeshjet pa tifozë, për një periudhë 90 ditore, ka nisur një hetim për incidentet që e komplikon shumë situatën e klubit më të titulluar të vendit.

Bylis barazoi 2-2 përballë bardhebluve, që luanin në Rrogozhinë si vendas dhe më pas shpërtheu tërbimi i tifozëve mbi Kridens Metën, sipas tyre fajtor për një 11 metërsh të paqenë. Të gjithë u vërsulën kundër arbitrit e tifozët pushtuan fushën. Penalltia shkaktoi barazimin, barazimi arritjen nga Partizani e praktikisht humbjen e titullit. Vetëm se tani klubi bardheblu rrezikon të humbasë shumë më tepër se aq. Duke parë precedentët e Kamzës e Tërbunit, që është akoma më i freskët, Tirana rrezikon një dënim të rëndë.

Sipas Kodit të Disiplinës Sportive, neni 64, i cili përfshin ngjarjen që ndodhi në Rrogozhinë, bardheblutë rrezikojnë nga gjobë te pezullimi i fushës, humbje në tavolinë e deri te rënia nga kategoria. Pika 2 e këtij neni frikëson më shumë Tiranën: “Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë”. Mbi bardheblutë rëndon edhe dështimi në përmbushjen e përgjegjësive dhe pika 3/b flet se “në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë”.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.05.2023

Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.
Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.

Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, e pësoi për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës. Në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, e pësoi për pështyrjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
KF Vllaznia, e pësoi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.



4 Comments

  1. Tani te luajne me njeri tjetrin se kampionat pa tironen bohet si kampionati ndermarjeve qe u bote ke fusha e zeze te 5 maji

    1. Duka eshte bere Erdogani, Rama, Putini i futbollit. Matrapazi dhe i korruptuari qe mban postin e drejtuesit te FSHF perpos ambientit autokrato-korruptiv shqiptar e ka fovarizuar i njeti ambient edhe tek FIFA dhe UEFA. Ai FK Tirona ka qe ne ndeshjen me Teuten qe nepermjet gjygjtareve kamikaze te tij e masakroi para derbi duke i privuar.disa nga lojtaret deciziv, i mohuan penallti ne ndeshje dhe meqenese Tirona rezistoi degjeneroi duke e degdisur te luaj ne Rrogozhine dhe aq me teper.duke vendosur qe ndeshjen ta gjykoje i paskrupulli kamikaz i tij Meta. Federata e diktatures se korrupsionit e Dukes po sillet me Fk Tironen njesoj si federata e diktatures komuniste. Po luan me.zjarrin dhe do i kthehet ne bumerang se tifozerine e mrekullueshe te Tirones nuk e mposhti dot diktatura enveriste dhe jo me kjo diktaturokracia butaforike provinciale e pularive.

  2. Po keni harru pas ketyre dënimeve, dekoratën për Kridensin, dhe kupën për Partizonin!
    Dikur para viteve ’90, kur federata mbështeste dukshëm Dinamon qarkullonte shprehja: Federata kroson-Dinamo shënon!
    Tashi thuhet Federata kroson-Partizoni fiton!
    Nuk mbështes dhunën, POOOR tallja me djersën e lojtarëve dhe me sakrificat e tifozëve çoi në të tillë situatë!
    Mos harroni: Tifozat e Tironës jan tifozeria me numrin me te madh te spektatoreve per ndeshje! E futbolli për spektatorët luhet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *