• |
ide | kryesore

“Po ndërtoj pallat me Tom Doshin” si e rriti pazarin mashtruesja Milena Deraj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Milena Deraj, 30-vjeçarja që mashtroi familjen Verracaku në Shkodër për çështjen gjyqësore ka rrëfyer në polici se Tom Doshi e kishte thirrur në zyrë për ta pyetur nëse ia njihte borxhin ndaj familjes që i kishte dhënë paratë.

Ndërsa ka udhëtuar drejt Shkodrës bashkë me disa persona ajo ka thënë në polici se i ka dëgjuar të flisnin në telefon me Tom Doshin, ndërsa më pas ka thënë se vetë kreu i PSD e ka thirrur në zyrën e tij në rrugën e Durrësit.

“Ka shtuar se 3 ditë përpara datës 12.05.2023, e ka marrë në telefon z.Tom Doshi për ta pyetur rreth kësaj historie që kishte ndodhur mes vëllezërve Ferracaku dhe meje. Në moment kam shkuar dhe jam takuar me Tomën tek rruga e Ambasadave në zyrën e tij. Ai e ka pyetur nëse ja njeh borxhin apo jo, ajo është përgiigjur se do ja kthente paratë” thuhet në dosje.

Por në anën tjetër, këto deklarata duhen marrë me rezerva. Pasi ka dhënë paratë dhe kur u shtuan dyshimet se Milena Deraj ishte një mashtruese, familja Verracaku është interesuar dhe ka komunikuar vetë me Tom Doshin, që i ka thënë se gruaja është një mashtruese dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me të.

“Janë interesuar të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se cfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këte te fundit kanë shkuar e kanë takuar te zyrat e tij, dhe kur e kanë takuar ai dhe Abedini, në këtë takim Tom Doshi i ka thënë se këtë shtetase e njeh si emër, por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë së bashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me te. Pas disa ditësh datën nuk e mban mend fiks Abedini ka takuar Milenën dhe kanë shkuar prane zyrave të zotit Tom Doshi, i cili nuk ka qenë prezent, por nëpërmjet telefonatës qe ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhie me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po investonte për ndërtimin e një pallati me Tom Doshin” thuhet në rrëfimin e gruas që ka prezantuar mashtruesen Milena Deraj me familjen Verracaku.

Përmendja e emrit të Tom Doshit duket se ka qenë një mënyrë e mashtrueses për të rritur pazarin. Në fakt, kur është marrë në pyetje, Deraj ka thënë se 200 mijë euro nga shuma që u kishte marrë familjes Verracaku i kishte investuar në Salari të Tepelenës ku po ndërtonte një shtëpi guri.

Deraj u arrestua për mashtrimin ndaj familjes Verracaku që kërkonte gjykim të shkurtuar për djemtë e saj në mënyrë që të shmangte burgimin e përjetshëm.



3 Comments

  1. Mir kjo patronazhistja e shfazuame, po shoqja e vet, 220 mij euro ku i korri?? Se të tjerët që vran dhe adoleshentin e pafajshem per nje shezlon, kuptohet cfar bejne….Hajde shqipri hajde. 30 vjeçare me qindra mijra euro. Mësuesve, policve, dhe te tjereve nuk u del rroga per ushqim

    1. Në fakt pse duhet kjo me shku tek toma apo ferracakët tek toma me zgjidh hall??

      Kishin shku në inatitucionet e reja të drejtësisë, tek prokurpri i i përgjithshëm olsjan çela ose tek dumani i spakut? Ose tek çuç hunda ose tek rrumbullak rrumbullaku, ose ngaqë jemi shtet e ça shteti i ridhkerë , në një komisiariat çfarëdo me siguri do e kishin pranuar kallëzimin aço tek i plotfuqishmi i lagjes me siguri do kishin zgjidhur çështjen!

      Pse tek toma dhe jo tek rama ose tek kimetja ?!

      Siç duket njerëzit e thjeshtë të krimit besojnë me shumë tek toma si kriminel që të qi robt sesa tek shteti që të fut më keq në telash

      Andaj mund të themi pa frikë se toma ka zëvëndësu shtetin edhe pse toma të qi robt është më pak legen se shteti i ramës!

      Shtet kari me gjithe tom kriminelin

  2. Pra Tome negociatori ne ket mes as qe i rrujet SPAK ti hetoje poziten. Qe haptazi eshte kriminale. Apo ka frike se i del Rama nga pas….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *