• |
ide | kryesore

Policia sekuestron 58 kg kokainë me simbole naziste

-Instant, Lajme, Planet



Agjencia e Perusë për zbatimin e drogës njoftoi të enjten sekuestrimin e 58 kilogramëve kokainë që do të dërgohej në Belgjikë nga një port në veri të vendit, të paketuara në dhjetëra pako me simbole naziste.Në të ishte shkruhej fjala, “Hitler”. Ngarkesa u gjet në një kontenjer të ngarkuar në një anije me flamur liberian në një port në Paita, një qytet i vogël afër kufirit me Ekuadorin.

Me sa dihet, është hera e parë që prokuroria e drogës njofton sekuestrimin e një ngarkese kokaine me simbole të Rajhut të Tretë, Gjermania naziste (1933-1945).Peruja është ndër tre vendet më të mëdha të prodhimit të kokainës në botë; dy të tjerat janë Kolumbia dhe Bolivia. Autoritetet peruane vlerësojnë se prodhimi i kësaj substance arrin në 400 tonë në vit.Rreth 22 tonë u kapën në vitin 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *