• |
ide | kryesore

QUINTI: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
qunit



Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, të njoftuar ndryshe si QUINT, kanë reaguar për situatën e krijuar në Veri të Kosovës, ku Policia asistoi për t’i vendosur në zyrat e tyre kryetarët e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. 

Përmes një komunikate për media nga QUINT thanë se “ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje”.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan” – thuhet ne deklaratë.

Ndërkaq, përveç kritikave në drejtim të Kosovës nga QUINT-i kritikuan edhe Serbinë, e cila ngriti gatishmërinë e Ushtrisë Serbe në kufirin me Kosovën.

“Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *