• |
ide | kryesore

Situata në veri/ Kurti nuk tërhiqet: Krerët e komunave duhet të nisin detyrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti UÇK Kosovës



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend, thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeminisrit të Kosovës.

Ky takim pasoi zhvillimet në veri të Kosovës, gjatë të premtes, më 26 maj, kur policia e Kosovës asistoi hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhen në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.

Gjithashtu thuhet se kryeministri Kurti, në taim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia, theksoi se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

Ndaj zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kanë reaguar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së , të cilët kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të masave të dhunshme.



5 Comments

  1. Ni burr shtetit duhet te veproj ne kete menyre sepse ka te drejt,per fatka kundershtar opoziten,mediat analista,dhe nenen Shqiperi veshtire te rezistoj…? Kisha deshiru ta rrexojn nga pozita e kryministri,te behen zgjedhjet te reja SI para dy vjete Kur grenel e ishte protagonisti irreximit te qeverise,por nuk do ndodh kom dyshimt e mia sepse prap do fitoj edhe ma lart…!kete e din nderkomtaret .

  2. Në Kosovë populli ka meritë që tanimë kanë kuptuar që Amerika punon me disa standarde.Nuk besojnë shumë te ata.Kurti një politikan që më forcë mbron interesat e Kosovës dhe për këtë e don populli.Jo për çdo gjë që thotë Amerika duhet bërë sepse shumë gjëra janë në kundërshtim me aspiratat e popullit shqiptar atje.Krejt ndryshe populli shqiptar në Shqipëri.Symbyllazi pas Amerikës dhe diktatorit Rama!!! Vetëm Berisha për hir të së drejtës dhe demokracisë është kundër dhe për këtë Amerika e demokracisë, lirisë e të drejtave sillet si një shtet imperialist. Të djathtët janë koshient që kjo s’është Amerika por çar ti thuash ish komunistëve që dikur e urrenin.Protagoniste e majta marksiste amerikane!!!

  3. Ti je shqiptar i vërtet. Te bekoftë Zoti o trim dhe patriot qw nuk bie prè e interesave te ndyra te botes. Amerika e famshme qe dikur mbështeti pavarësinë tani mw komunistet e vet don ta ndaje hapur Kosovën ton te shtrenjte

  4. Te lumte, Nese Amerika eshte vertet shtet qe mbron vlerat demokratike te cdo populli atehere duhet te merret me serbet dhe jo me Kurtin.Kudo ku ka nderhyr Amerika ka sjell vetem rremuje dhe shkaterrim.Afganistan,Irak,Ukrahine,Kosove,Bosnje etj.Cdo gje e ka bere nje perzierje fekalesh.Me thoni nje vend qe ka nderhyr amerika dhe tani po lulezon nga nderhyrja e amerikaneve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *