• |
ide | kryesore

Tensioni në veri të Kosovës: Fajtor Aleksandër Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, Berisha u shpreh se dënon manipulimin e bërë nga Beogradi zyrtar ndaj serbëve të Kosovës si dhe u ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të shmangë tensionet e të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.

“Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale. Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bëj thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon” – shkroi Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *