• |
ide | kryesore

LIVE/ Erdogan shpall fitoren: Bye bye Kemal!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Para mijëra mbështetësve të tij në Stamboll, Presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka dalë për të shpallur fitoren.

Në bazë të të dhënave të marra nga hapja e 97% e kutive të votimit Erdogan ka marrë 52% të votave ndërsa rivali i tij republikan i opozitës Kemal Kiliçdaroglu që mbështetej nga 6 parti u ndal në vetëm 48% të votave.

Erdogan është ngjitur mbi një autobus të hapur dhe ka nisur të këndojë para mbështetësve. Ai i është drejtuar rivalit të tij me fjalët: “Bye bye Kemal!”.

Erdogan falënderoi votuesit dhe tha se i kishin dhënë përgjegjësinë për të udhëhequr Turqinë edhe për 5 vjet të tjera.

Ende pa u zyrtarizuar rezultatet ai mori urimet e para nga kryeministri hungarez Viktor Orban dhe emiri i Katarit, sheik Tamim bin Hamad Al Thani. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. Drejt fundit me kete maniak .. paraja u eshte zhvleresuar 65 deri 75 %, mbi 100 mije te vdekur nga termeti per faj te administrates! Aty do plasi grusht shteti tjeter, USA ne prapavije per ta shkaterruar kete kanibal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *