• |
ide | kryesore

Edhe Salianji kundër rikthimit të Bashës: Shërbëtori i Ramës dështoi në çdo betejë, ai e katandisi PD në gjendjen ku ndodhet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike e sheh tërësisht për interesa personale. Salianji duke u shprehur kundër mundësisë për rikthimin e Bashës në krye të PD-së, tha se ky i fundit shfrytëzoi çdo mundësi nga demokratët, por që dështoi në çdo betejë.

Sipas demokratët, ishte basha ai që e katandisi PD-në në gjendjen ku ndodhet sot, duke i shërbyer kryeministrit Edi Rama.

“Thellësisht për interes personal (kthimi i Bashës). Logjika më çon se është për t’i shërbyer Edi Ramës, për t’i vendosur një barrierë tjetër bashkimit të demokratëve. Ndërkohë që demokratët janë detyruar të ulen të bashkëpunojnë me kolegë të PS në komisione, sot deputetet e dalë nga lista nuk ulen me njëri tjetrin. Nuk ka një interes për të ndihmuar demokratet. Nuk duhet marrë seriozisht fare, për ta thënë në mënyrë metaforike. Është si dikush që zgjohet nga gjumi kap play station-n dhe mendon se do luajë. 20 njerëz i mbledh edhe militanti më fundor. Mund t’i mbledhë dhe të thotë do jem shpëtimtari. Po t’ju them unë që ai do jetë shpëtimtari, ju nuk do e mbani dot të qeshurën. Këtu ka vetëm një gjë. Nuk është njeri që mban përgjegjësi. Ka marrë çdo benefit të mundshëm nga demokratët dhe e katandisi PD në këtë gjendje që është sot. Nëse do kishte përgjegjësi duhet ta kishte mbyllur, duhet të kishte lënë edhe mandatin e deputetit, të hynte një deputet tjetër dhe të vazhdonte punën e vet.

Politika nuk është një profesion i përjetshëm. Ai dështoi në çdo betejë, por edhe në çdo nismë që ka ndërmarrë qeveria apo PD. Si do rikthehet? Një njeri që del i fundit në çdo garë, ka logon, siglën, mbështetjen ndërkombëtare dhe del i fundit. Si do ta mundësh Edi Ramën kur nuk bind dot 5 njerëz? Persona të tillë i shërbejnë agjendave okulte që duan të dëmtojnë opozitën. Opozita duhet të ridimensionohet duke mos e përfshirë fare. La bashkitë, la mandatet, la reformën territoriale dhe reformën administrative. Ka qytetarë që nuk mendojnë dot se shërbyesi kryesor i Edi Ramës ka qenë ai. Na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera dhe të mos bëhet pengesë e të mos vendosë një barrikadë tjetër opozitës.”, tha Salianji


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *