• |
ide | kryesore

Dhunoi të birin 3-vjeçar, ndiqet penalisht e reja në Durrës

Lajme, Të fundit
Në kërkim për plagosje të rëndë, arrestohet i riu në Vlorë


Pamjet e publikuara në rrjetet sociale të një mamaje duke dhunuar fëmijën e saj në mes të rrugës në Durrës, bën që e reja të hetohet në gjendje të lirë.  Ajo u identifikuar nga policia si K.A., 22 vjeçe, banuese në Peqin.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe.

22-vjeçarja është pyetur në prani të shërbimit social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, të procedohet në gjendje të lirë.

Ndalimi i saj u bë pasi disa ditë më parë u publikuan pamje ku e reja shfaqej me fëmijën përdore duke e qëlluar me shuplaka në kokë e të gjithë trupin. Në një moment, fëmija rrëzohet në shkallë dhe gruaja nuk e ngre, por e qëllon me shkelm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *