• |
ide | kryesore

Sergio Rico ra nga kali dhe është rëndë, mesazhi prekës i së shoqes: “Mos më lër vetëm, nuk jetoj pa ty”

-Instant, Sport
Sergio Rico



Gjendja shëndetësore e Sergio Rico, portierit të dytë të Paris Saint-Germain, mban pezull botën e futbollit. Portieri, i shtruar që nga e diela në terapi intensive në spitalin Virgen de Rocìo, është ende në rrezik serioz. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij. E bashkëshortja e tij Alba Silva, duke postuar një mesazh në rrjetet sociale, ka treguar gjithë shqetësimin e saj: “Mos më lër vetëm dashuria ime, nuk jetoj dot pa ty”.

Fjalë plot dhimbje dhe shqetësim ato në Instagram të bashkëshortes së Sergio Rico. Ajo shpreson të përqafojë sërish bashkëshortin për të lënë pas në harresë këtë episod të keq. “Të duam shumë”, ka shkruar gruaja, me shumë kolegë dhe bashkatdhetarë që janë solidarizuar dhe kanë treguar afërsi me familjen e portierit.

Ndërkohë, ekipi mjekësor vijon të monitorojë shëndetin e Sergio Rico, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë pasi ra nga kali. Portieri mbetet i shtruar në terapi intensive, me jetën e varur në fije të perit. E orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Megjithatë, policia ka vendosur të hapë një hetim për ngjarjen, për të kuptuar më mirë rrethanat që çuan në aksidentin ku Rico ra nga kali. Pas rënies portieri u godit si nga kafsha, ashtu edhe nga një karrocë e tërhequr nga disa mushka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *