• |
ide | kryesore

SHBA “goditje” për Albin Kurtin, Kosova përjashtohet nga stërvitja ushtarake Defender Europe 2023

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar anulimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.

Ndërkohë pak ditë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte paralajmëruar se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore, do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe.

“Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës. Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar”, tha Hovenier.

Ndërkaq në lidhje me tensionet në Veri, SHBA-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore “hynë me forcë” në ndërtesat komunale në veri.

Hovenier tha se SHBA-ja po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim, shkruan REL.

“Ne i kemi kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Prandaj, ne po shqyrtojmë se çfarë do të jenë veprimet tona të tjera”, tha ai.


1 Comment

  1. ku qendron problemi ketu ? tek albini apo tek open balkans , 3 musketieret rama vucic alex soros dhe d’artanjan antony blinken nongrata?!

    a kishte zgjedhje? PO!
    a i ndaloi njeri serbet te garonin? JO .
    A hyri me force? JO sepse u shpall fitues!

    nderkohe serbet kerkoni te qeverisni institucionet e serbise direkt nga beogradi qe eshte hap prapa, kur heren e fundit lista serbe i kishte fituar zgjedhjet ne ato komuna.

    kjo eshte thike pas shpine per kosoven, albini duket qe nuk eshte i zhdervjellet mjaftueshem, per te rujt veten, sepse ne veri po nuk deshen amerikanet asgje ska per tu bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *