• |
ide | kryesore

Sulmohet me gurë makina e Panorama Tv në Leposaviç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeti me të cilin kanë udhëtuar gazetarët e Neës24 dhe Panorama tv në Leposaviç të Kosovës është sulmuar nga persona të panjohur. Drejtuesi i mjetit në një intervistë për televionet tha se ishte duke qëndruar pranë makinës kur u afruan rreth 10 persona të maskuar me gurë në duar dhe kanë nisur të godasin makinën. Pavarësisht thirrjeve të drejtuesit të mjetit që ishte në makinë në momentin e sulmit, ata nuk kanë ndaluar deri sa kanë thyer xhamin e makinës.

Ditët e fundit në veri të Kosovës janë sulmuar grupet e xhirimit të disa mediave të Shqipërisë dhe të Kosovës nga persona të maskuar. Një pjesë e tyre janë identifikuar si banorë të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin-Potokut, ndërsa një pjesë tjetër janë grupe kriminale të ardhur nga Serbia. Situata është përkeqësuar pasi krerët e zgjedhur të komunave me shumicë serbe janë shqiptarë, pasi Lista serbe refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet e 23 Prillit.



3 Comments

  1. Ore nuk e kuptoni qe eshte skenar i pergatitur me pare ?
    Ata duan sebep te plasi nje lufte ne ballkan.
    Rusise i duhet nje front i dyte ne zemer te Europes.
    Po bejne ceshte e mundur te derdhet gjak neper rruge si pikenisje per nje lufte.
    Kete te gjithe e kuptojne . Vec Albini yne nuk e kupton.
    E dine shume mire dhe BE, dhe Nato, dhe Kfori , dhe USA dhe vendet e Quinted , dhe deri tani e kane shmangur me shume kujdes kete sebep.
    Por , me ne fund e kuptoi dhe albini yne , atdhetari i madhe dhe politikani i vogel, se gjerat jane shume me te thella se sa mendon ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *