• |
ide | kryesore

Letra për presidentin Begaj: Pse iku Vlora Hyseni në Beograd?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Flamur Noka i ka dërguar një shkresë ditën e sotme Presidentit Begaj ku kërkon sqarime në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd. Noka shkruan se vizita ka krijuar “shqetësim madhor” dhe “rrit misterin dhe ngre shumë pikëpyetje, pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb, Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon”.

Si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Flamur Noka kërkon të informohet rreth motivit të kësaj vizite që e quan “enigmatike” ndërsa ngre disa pikëpyetje..

“A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre? A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite? Kërkoj që informacioni të më vihet në dispozicion brenda një afati kohor prej 5 ditësh”, thuhet në kërkesën e Nokës drejtuar Presidentit Begaj.

I pari që deklaroi se Vlora Hyseni ka qëndruar 10 ditë në Beograd ishte Sali Berisha, ndërkohë që nga SHISH nuk ka asnjë përgënjeshtrim mbi këtë çështje.



9 Comments

  1. Ka nevoje qe te dihet se ca ben rama per ti sherbyer vucic

    rama eshte tradhtari numer 1, dhe kllouni numer 1 i shqiperis, na cau karin me fredi belerin qe do me i marre bashkine e beri ceshtje nacionaliste kur ishte thjesht abuzim i rames pe rte marre bashkine nga ana tjeter shkon e ben temena vucic se ashtu i thote cuni i vogel i sorros

    administrata e biden eshte administrata me vari karin e amerikes .. veprojne si i do trapi lobuesve dhe skane aspak vijimesi ne politiken e jashtme, lobon sorros ec vlla shaje albinin publikisht

    priten komentet e fugshpuarve

    1. Te doli huq ajo leter o Flamur Ndoka . Doli qe ishte FAKE NEWS te cilin Berisha e kishte marre nga nje portal kosovar . Po dhe ti e di shume mire qe ajo gje nuk eshte e vertete, por thjesht do te besh show opozikar . Sa ta marrin vesh gomeret qe te vijne prapa qe nuk e eshte e vertete , ju eshte kristalizuar ne koke atyre qe Hysenaj po bashkpunon me sigurimin Serb. Sa do te bertasesh me vone qe nuk eshte e vertete, demi ne kokat e tyre eshte bere.

  2. te papare jeni, nje shashke hedh Berisha e ju pa e verifikuar vraponi ta beni lajm, mungon ti beje iso dhe Fevziu ne darke qe te marri lajmi dhene. Ejjj po pak here keni dal bllok nga mashtrimet e Berishes? Prap rrezikoni??
    Tani sipas jush duhet te dalin instituvinet zyrtare te pergenjeshtrojne sa here del Berisha e mashtron?

      1. kimetja ka marre valixhet , edhe anjeza majen qe i bo llap.
        amerike tek rr e elbasanit. vijne si hajdute dietash ne fondacione ikin super te pasur nga valixhet e rames . kjo ndodh kur administrata e US eshte e paafte dhe per ir te karriges se vet do marre lek nga cdo lobues. ata jan tu vjedh ameriken spo u plas trapi shume per europen, e kupton vete se ca dore te lire ka kimetja per te abuzuar

  3. Me falni jam tek lapsi.al apo tek gazetatema.net?!

    Se s’po kuptoj tashi… Rubriken satirike me Mulin me duket se e boton tema, jo lapsi.

  4. hahaha, ca gallate Muli kerkon llogari presidentit per kryetaren e SHISH. O Muli po kur te arrestuan ne Serbi dhe te mbajten ca muaj, si dole pastaj, pse nuk u tregon njerezve te verteten? UDB-ja i kerkon llogari presidentit per SHISH, ca gallate.

  5. Vlora hyseni nje spiune serbe e avansuar ne sherbimin informativ te Kosoves nga Hashim thaqi,asni vlere SE ka perveq nje spiune e marr,SE qka I nreqte Pune rames kjo tabullarasa veq batoni mun ta spjegoj…!Serbet historikisht ka pas ndikim ne Shqiperi ,Milladini ,dhe Mugosha e vendosen xhaxhin ne kry te vendit,F.nano me millosheviqin.

  6. Nuk i lëshon Berisha deklaratat kotë.Vendosja e kësaj zonje në krye të shërbimit sekret nga ana e Ramës ka shumë hije. Miqësia e tij më Vuçic që dhe tani që ai ka ndërsyer kriminelat në veri e justifikon do të thotë që është duke kryer misionin e ngarkuar nga Sorros e duke bërë tradhëtarin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *