• |
ide | kryesore

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri: Më arrestuan si arrestohen terroristët


Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës, i cili ndodhet pas hekurave për akuzën e blerjes së votave.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qelia Pandeli Kokaveshin, me masën detyrim paraqitje.

Apeli pranoi kërkesën e mbrojtjes së Kokaveshit, e cila parashtronte situatën e rëndë shëndetësore, teksa prej arrestimit ai ka qëndruar në spitalin e burgut.

Pas seancës, avokati i Kokaveshit tha se togat e zeza morën parasysh argumentat, teksa klienti i tij ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, pasi së fundmi ka kryer edhe transplant.

Beleri nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua me prokurë të posaçme.


3 Comments

    1. Ka hesape te vjetra per te paguar ky delinkuent, si i thone italisht, apo delenxhi si i thone ballkançe. Tani ia gjeten anen, do t’i paguaje. Ne Shqiperi nuk komandon Greqia, ky eshte mesazhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *