• |
ide | kryesore

Kurti flet për sanksionet e SHBA: Më ka zgjedhur populli im dhe jo ambasadori Hovenier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Më shqetësuese se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja ushtarake “Europe Defender 2023”, sipas kryeministrit Albin Kurti është “milicia fashiste në veri”.

“Është shqetësuese (çështja e sanksioneve), është brengosëse, por më shqetësuese dhe më brengosëse janë milicia fashiste në veri. Shpeshherë në politikat qeveritare, në vendimet ekzekutive nuk ke opsione ideale, e shpeshherë as optimale. Pra, vendimet, opsionet ideale janë luks e nganjëherë madje edhe optimale”, – ka thënë Kurti në një intervistë për KTV.

Kurti ka deklaruar se beson që ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme duke arsyetuar se aleatët u dëgjuan kur u vendos për t’i shtyrë zgjedhjet e madje edhe për çështjen e betimit të kryetarëve. Ai ka folur edhe për kritikat direkte e të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që këmbëngulin se kryetarët e rinj të komunave në veri nuk duhet të ushtrojnë detyrën nga zyrtar e tyre.

Por Kurti thotë se “nuk është normale që të pajtohesh çdo herë me gjithçka” ndërsa nënvizon se nuk ka vepruar “pas shpinës së ambasadorit”. Kurti ka thënë se ka vlerësimin më të lartë për ambasadorin Hovenier, por vendimet ia ka diktuar kushtetuta dhe ligji.

“Ata e kanë gjithnjë e më të qartë dhe unë do t’i bind më kollaj nëse më ndihmoni më shumë (për sjelljet e Serbisë). Por, edhe nëse nuk më ndihmoni, bindja do të ndodhë, sepse Republika e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Në anën tjetër Republikën e mban Kushtetuta me ligj dhe institucione. Këtij populli unë duhet t’i dal zot, sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige.

Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them në mënyrë fort të veçantë krahasuar edhe me të gjithë ambasadorët e tjerë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka emëruar ambasadori.

Duhet ta kuptoni këtë gjë, mua më ka votuar populli i Kosovës, populli i Kosovës të voton, populli edhe të heqë. Nuk është emërim kryeministri, kryeministri është zgjedhje e atij që është burim i sovranitetit”, – ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ka bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadorët e QUINT-it e sidomos me atë të SHBA-së. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Bravo Albin Kurti ,ke Marr votat per ti mbrojt interest e popllit tend,nuk ki nevoje te te nenshtrohesh nga askush ,mbron vendin ,kushtetuten e vendit ,qendrimin tuaj duhet Marr SI pervoje dhe guxim shum politikan shqipetar,SI ne Shqiperi dhe Kosove,me vjen te vjelli Kur DEGJOJE SE ix politikani ka dhan para te majjme per ni FOTO me ni pushtetar nga u,s,a.

  2. Bravo Albin Kurti ,ke Marr votat per ti mbrojt interest e popllit tend,nuk ki nevoje te te nenshtrohesh nga askush ,mbron vendin ,kushtetuten e vendit ,qendrimin tuaj duhet Marr SI pervoje dhe guxim shum politikan shqipetar,SI ne Shqiperi dhe Kosove,me vjen te vjelli Kur DEGJOJE SE ix politikani ka dhan para te majjme per ni FOTO me ni pushtetar nga u,s,a.

  3. Kush i thot këtij trapit. Qe je ok vazhdo. Me siguri eshte pro serb e pro rus.
    Pa ameriken o pall kari. Sot s do kishe as popull e as qeveri.

    1. Jo or ti palle i 22:18.
      Pa Srebrenicen do te ishim ne lufte te gjithe Ne- Ballkani.Pas masakres te Sebrenices,Ameriken e shumezuan me ZERO.Po ashtu edhe NOTO-n.
      Nen hunden(ruajtjen)e ushtareve te NATO-a,Hollandez,masakruan mbi 8000 njerez.
      1995-USA+NATO=reputacion ZERO

    2. Dikur, njëri i fali një lopë një fshatari dhe më vonë shkonte për ditë tek ai dhe i kërkonte qumësht dhe i përmendte lopën që ja kishte falur. I bezdisur fshatari i tha “merre lopën që më dhe dhe mos u duk më në shtëpinë time”.

      Por duket se ti je një sahanlëpirës dhe as nuk e kupton që Perëndimi ka marrë fund…. Po këto çështje do zgjidhen ndryshe kësaj rradhe.

    3. Ik or analfabet se Amerika nuk eshte besim fetar. Edhe Amerika ja fut pordh, dhe jo pak, por shpesh. Aty ku e ka mire e te mbeshtet, falenderoje.Aty ku ja fut pordh, falenderoje dhe thuaj qe “se pi dot” edhe pse ka pjerdh “aleati” me i fuqishem😀.

  4. Ambasadori qe kerkoi falje per bombardimet e NATO-s….Hahaha…
    Jo vetem te amerikaneve,…hahaha.
    Ne NATO jane 30 shtete sic dihet,dhe s’ka nevoje qe vetem Hovenir te kerkoje falje.
    Hovenier asht bithlepires I Vicukut,sic asht edhe kryeshkerdhata Edvin Bilali.
    A L B I N BRAVO!
    Shkjate po mesojne shqip-gegerishte,o sa mire.FAKTORIZIM i plote.

  5. Amerika jo vetëm ja fut kot dhe bën gabime trashanike por shumë gjëra i bën se janë paguar nga lobimet si dhe në rastin e Kosovës.Lobi serb mjaft aktiv ka akses në DSH mbështetur dhe nga Sorros. Përplasja në fytyrpë përfaqësuesve të DSH sekretarit dhe ambasadorit në Prishtinë bëri efektin e saj. Kurti pati bisedë me shefin e sigurisë kombëtare në shtëpinë e bardhë dhe 3 senatorë.Pra Amerika është më shumë se DSH.

    1. Populli te heq menjehere nqs e fut ne lufte
      Liria ore Kurt karavelloje nuk eshte e lire.
      Per bythe do te heqin.
      Miu kerkonte te vishte rrobat e elefantit se keshtu e kishin zgjedhur minjte e tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *