• |
ide | kryesore

F1/ Verstappen bën çfarë do në Barcelonë: Red Bull dominon mbi Hamilton e Russell

-Instant, F1, Sport



Max Verstappen vendos një perlë tjetër në serinë e tij të fitoreve të vitit 2023, duke përsëritur suksesin e vitit të kaluar. Një performancë në kufi me përsosmërinë që i dhuroi holandezit fitoren e dyzetë në karrierën e tij, vetëm një distancë pas Ayrton Senna. Lewis Hamilton dhe George Russell ringrenë kuotat e Mercedes duke përfunduar në vendin e dytë dhe të tretë përpara Red Bull-it tjetër të Sergio Perez. Në pistën e shtëpisë, Carlos Sainz duhet të kënaqet me vulosjen e pesëshes së parë përpara dy makinave Aston Martin të Lance Stroll dhe Fernando Alonso. Piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, autor i një prove anonime, u rendit vetëm i njëmbëdhjeti.

Max Verstappen shëtit edhe në Montmelo’. Holandezi i Red Bull dominoi GP-në spanjolle dhe mori fitoren e tij të pestë këtë sezon. Gjë që i lejon atij të shkëputet më tej në renditje ndaj Sergio Perez, i cili ishte gjithësesi në gjendje të kufizonte dëmin sot. Ai e nisi i 11-ti dhe përfundoi i katërti, duke demonstruar superfuqinë e Red Bull. Nga ana tjetër, Verstappen ka arritur në 40 fitore, vetëm një pas një legjende si Ayrton Senna. Por në fund të fundit, Max e meriton të fillojë të krahasohet me të mëdhenjtë e këtij sporti. Për numrat, por edhe sepse dy herë kampioni i botës ka një nivel të tillë drejtimi dhe sigurie, saqë mund të lejojë ekipin e tij të fokusohet në strategjitë e garave dhe administrimin e GP të shënjestruara. Ashtu si sot, kur ishte i vetmi nga grupi kryesor që mundi ta niste me goma mesatare.

PROTAGONISTËT

Max Verstappen nuk ekzaltohet në deklaratat e para pas fitores së tij të tretë në Montmelò në Barcelonë: “Është një kënaqësi e madhe të drejtosh një makinë si kjo. Sot mund të bëheshin shumë zgjedhje të ndryshme përsa i përket strategjive të garës. Në fillim luftova me Sainz: përballja me kthesat e para nga jashtë është gjithmonë pak e rrezikshme. Në nivel skuadre për ne ishte një fundjavë e mrekullueshme, ndoshta edhe më mirë nga sa mund të prisnim. Le të vazhdojmë kështu, do të sjellim përditësime të reja. Sidoqoftë, nuk mendoj për rekorde dhe statistika: mbetem i fokusuar në të tashmen”.

Pas kampionit holandez bën festë edhe Mercedes, që vendos në podium dy Shigjetat e Zeza dhe i shikon me më shumë besim garat e radhës: “Çfarë rezultati, nuk e prisnim! Unë heq kapelen të gjithë atyre që janë në podium: këtu dhe në selinë qendrore. Ne po përpiqemi shumë për t’u afruar me Red Bull. Edhe George bëri një punë të shkëlqyer. Për momentin janë ende shumë përpara, por po punojmë. Hap pas hapi po afrohemi. Ndoshta synojmë finalen e këtij sezoni, përndryshe sigurisht që do të fokusohemi te tjetri”, evidentoi Lewis Hamilton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *