• |
ide | kryesore

Çmendet Tirana: firmos Nunes, pritet Selmani, Doka e Hoxhallari

-Instant, Sport
doka



Nga porta në sulm, Tirana kërkon përforcime në të gjitha repartet. E pasi siguroi rinovimin me teknikun Orges Shehi, bardheblutë janë hedhur fort në merkato. Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Kaina Nunes ka firmosur me kryeqytetasit. Pranë firmës është portieri Gentian Selmani, ndërsa dy njohje të vjetra të bardhebluve Albi Doka dhe Erion Hoxhallari janë në kontakt të vazhdueshëm me klubin.

Debutimi i bardhebluve në raundin e parë të Conference League është në 13 korrik dhe drejtuesit e Tiranës janë në garë me kohën. Llogaritë janë të bëra: 6 lojtarë janë të skualifikuar e tre prej tyre e kanë mbyllur me Tiranën. Visar Bekaj, Jocelyn Behiratche e Kristijan Tosevski e kanë mbyllur aventurën me bardheblutë. Kështu që në këtë pikë, merkato është prioritet emergjent.

PRAPAVIJA E FORMATIT KOMBËTARE

Ikja e Bekaj me parametër zero, për më tepër një vit i dënuar nga Disiplina, e bënë të domosdoshme ndërhyrjen për një portier. Oferta për Gentian Selmanin është konkrete. Bëhet fjalë për një periudhë dy vjecare, pasi 25 vjeçari e ka përfunduar kontratën me Laçin. Selmani është tani një hap pranë firmës me bardheblutë. E flasim për një portier që është edhe në xhiron e kombëtares. Për prapavijën synohet Albi Doka. Negociatat janë të avancuara për rikthimin e tij, duke qenë se Honved i tij ra nga kategoria në Hungari. Çështja është komplekse, sepse janë disa situata financiare që e bëjnë mbrojtësin e djathtë të pamundur të bëjë zgjedhjen menjëherë. Një sondazh është bërë edhe për Hoxhallarin, por për të ka një lloj skepticizmi pasi UTA Arad siguroi qendrimin në elitë në Rumani.

PËR SULMIN, NJË BRAZILIAN

Më shumë se një kontakt ka patur me kapitenin e Vllaznisë Erdenis Gurishta, ndërsa për sulmin është pothuaj e sigurtë ardhja e Kaina Nunes. Me Patrick të dëmtuar për një periudhë të gjatë, braziliani duket njeriu që mund të zgjidhë situatat para portës. Nunes e ka mbyllur kontratën me Vllazninë e, pavarësisht dëshirës së kuqebluve për ta mbajtur, ka pranuar ofertën e Tiranës. Akordi verbal është arritur, tani mbetet vetëm firma, peng e disa detajeve për tu limuar. Tirana shpejton të sigurojë lojtarët sa më shpejt, për ti dorëzuar Orges Shehit një skuadër konkuruese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *