• |
ide | kryesore

KAS vulos vendimin për rezultatin e Rrogozhinës, çfarë do të ndodhë me kutinë e burgut

Lajme, Të fundit



Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së vendosi e shumicë votash për rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës.

Kandidati për Rrogozhinën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, e konsideroi vendimin e KAS si të padrejtë dhe të njëanshëm.

Sipas tij, është e paprecedentë që të shpallen të vlefshme votat që kanë pasur shënime.

Ndërsa, Ivi Kaso paralajmëroi se vendimin e KAS do ta dërgojë në Kolegj Zgjedhor.



4 Comments

  1. Ate qe ti bere ne rrogozhine , PS-ja e beri ne gjithe shqiperine . Hodhe para pa hesap por harrove se ne fushen e vjedhjes dhe blerjes PS-ja eshte nona e kurvllikut . Nese PD apo opozita mendon se do ta mund palloshin me te njejten arme qe perdor palloshi gabohet rende . Duhen ndryshime dhe ndeshkime .

    1. Eshte e vertete kjo qe thua Çimi hodhi pare me thase por edhe te fitosh me votat e te burgosurve eshte e papranueshme dhe per te vene kujen

      1. Ligjërisht është e pa pranueshme në zgjedhjet vendore.Nje person nuk mund të votojë një kryetar bashkie pa qenë banor atje.Kjo vlen si për atë në burg dhe atë që nuk është. Votojnë vetëm ata të regjistruar në librin e gjendjes civile.Me e thjeshtë nuk ka si të jetë. Por më e keqja është se një anëtar i KAS ka përdorur dy veprime të ndryshme.Dikur ka votuar kundra tani pro për njohje rezultati më të njëjtën objekt gjykimi.Pra zbatoi direktivat e Partisë!!!

        1. Ke te drejt Gim , por habitem me keta juristet e PD-se dhe sidomos me Bylykbashin qe thote se para disa vitesh gjykata kushtetuese ka dhene bje verdikr qe per zgjedhjet lokale nuk lejon qe te burgosutit qe nuk jane nga ajo bashki te kene te drejte vote . Athere pse nuk veprojne por dorzohen? Apo keshtu duan te bejne edhe vete neser ne pushtet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *