• |
ide | kryesore

Dëmtohet Ivan Balliu, humb ndeshjet me Moldavinë & Ishujt Faroe: Sylvinho e zëvendëson me Naser Aliji

-Instant, F1, Sport
Balliu


Dëmtimet vazhdojnë të godasin Kombëtaren e Shqipërisë dhe teknikun Sylvinho. Braziliani, pasi humbi Gjasulën pak para grumbullimit, duhet të bëjë tani edhe pa mbrojtësin e djathtë Ivan Balliu. Në këtë pikë, do të ketë një tjetër ndryshim në listën e Kombëtares për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Balliu nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi.

Futbollisti kuqezi nuk ka mbërritur fare në grumbullim, sepse i ishte nënshtruar vizitave mjekësore në Spanjë. Pas ndeshjes së fundit në La Liga me Rayo Vallecano, Balliu është ankuar për një problem në tendinën e muskujve aduktor (muskujt rrëzë kofshës).

Lexo më tej: Video/Sylvinho e ka me sulmuesit: Uzuni, Sadiku, Cikalleshi e Muçi “sfiliten” në ditën e tretë të grumbullimit

Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakt në vazhdueshëm me klubin spanjoll. E pas konsultave është konfirmuar mungesa e lojtarit në dy ndeshjet e qershorit. Balliu do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë mbrojtësin Naser Aliji. Futbollisti, i cili numëron 13 ndeshje me Kombëtaren, pritet të mbërrijë në grumbullim të enjten. Aliji do t’i bashkohet ekipit në stërvitje menjëherë për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *