• |
ide | kryesore

Merr flakë mjeti në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme një makinë është djegur në Tiranë. Mendohet se shkaktar ka qenë një defekt i makinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Mësohet se ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i drejtuar nga personi me inicialet G. Sh.
Policia e Tiranës njofton se si pasojë e zjarrit, raportohen vetëm dëme materiale.

Njoftimi nga policia:

“Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *