• |
ide | kryesore

Kaos rreth stadiumit Ataturk, tifozët me orë të tëra në taksi, autobusi me tifozë të City djeg motor

-Instant, Sport
Ataturk



Festa e tifozëve në qendrën pedonale të Stambollit dhe rrethinat e tij, në pritje për të parë finalen e Champions League, është kthyer në makth. Kushdo prej tyre që ka dashur të arrijë në stadium për Manchester City-Inter ka vuajtur jo pak. Zona periferike e kryeqytetit turk, ku ndodhet stadiumi olimpik Ataturk, është bllokuar pothuaj plotësisht. Me dhjetëra mbështetës kanë mbetur ‘të burgosur’ brenda në taksitë dhe mjetet e tjera që po i transportonin. Kjo edhe për shkak se shumë njerëz nuk ia vunë veshin indikacioneve të UEFA-s, që kishte rekomanduar arritjen në Ataturk me vijën e verdhë të metrosë.

Për t’i komplikuar gjërat, një autobus me tifozë të Manchester City dogji motor, kur ishte 3.5 kilometra larg stadiumit Ataturk. Njerëzit mbetën në këmbë (madje edhe adoleshentë), të shpërndarë nëpër rrugë dhe me makinat që i kalonin ngjitur. Automjete të tjera, sërish me tifozë të skuadrës së Guardiolës, bënë xhiron e stadiumit disa herë pa iu dhënë nga askush asnjë shpjegim. E kjo pavarësisht grupit të madh të personelit, që duhet t’i drejtonte se ku duhet të shkonin. Me pak fjalë, të paktën tani për tani, organizimi turk, që ka probleme edhe me ëifi-n në stadium, nuk po ecën siç pritej për një event të këtij lloji.

INFANTINO: “ZEMRA IME PO RREH FORT, POR NUK THEM PËR KË”

Pak orë nga fillimi, Gianni Infantino gjithashtu komentoi në llogarinë e tij në Instagram: “Jemi në Stamboll për t’u përgatitur për një ndeshje të madhe sonte, finalen e Champions League. Gjithçka është gati, tifozët dhe ekipet. Do të jetë një ndeshje mes klubit më të mirë në botë dhe një klubi tjetër fantastik. Do të shohim se cili do të jetë rezultati. Mund t’ju them se zemra ime po rreh shumë, por nuk do të zbuloj se për cilin ekip”.

UEFA ZYRTARIZON FANELLAT E PROTAGONISTËVE

SHEIKU MANSOUR NË STADIUM, HERA E DYTË NË KARRIERË

Pronari i Manchester City, Sheikh Sheikh Mansour do të jetë në Ataturk për të parë finalen e Champions. Një ngjarje e madhe për Citizens, duke qenë se Mansour ka qenë vetëm një herë në stadium që kur bleu klubin në vitin 2008. Sheiku u shaq në stadium në 2010, në ndeshjen kundër Liverpool. Për finalen e Portos në vitin 2021 kundër Chelsea, pronari i City pagoi për fluturimin e 6000 tifozëve anglezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *