• |
ide | kryesore

Propozimi i Ramës, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Propozimi i Ramës, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk e ka mirëpritur draft statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bislimi arsyeton në një intervistë për Al Jazeera Balkans se Kosova nuk kërkoi ndihmë sa i përket hartimit të një draft statuti për Asociacionin, e rrjedhimisht, nuk ka relevancë propozimi i kryeministrit Rama.

“Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve. Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin. Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë.” – ka deklaruar ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.


11 Comments

  1. Po lere o Besnik te hallaketet te behet si i rendesishem. Ia ka pershkru CV Andi Bushati aq mire para disa ditesh tek artikulli tjeter sa ska psikolog qe do ia qellonte aq sakte. Ka nevoje te ndihet i rendesishem Rama, edhe kur se pyet kush (pervec ndonje Frrok Cupi,Mero Nazisti,Sokol manjak Palla dhe nja 2-3 zagare qe vijne nga Tema ketej . Se kuptoj kush ja jep te drejten te beje plane per Kosoven as pa pyet te Zotin e shpise?Njehere manipuloi Hashimin(qe ketu del dhe i kerkon falje), per shkembin Territoresh, pastaj Minishengenin,e e u prish edhe me aleatet gjermane vetem se sia plotesuat tekat per Minishengen, dhe tani na del na tregon per Zajednicen. Kulmi pastaj kur flet Rama per nevoje per te mos u prish me miqte nderkombetar.Hipokrizi totale kur ska jabve pa dal dhe share nje shtet mik si Britania se gjoja na bika ne qafe.Mosmirenjohje totale(meqe na thote vete ne kosovareve mosmirenjohes, ai personalisht dhe nje tufe lepiresish qe i shkojne pas).Anglia qe mban me buke nje pjese te shqiptareve qe ky nuk u ka kriju kushte te jetojne ne vend te vet, ky e shan.E neve na thote jepni territor se keshtu duan miqte. Po ku ke miqti o Edi Rama, Ti thjesht po veteofrohesh ne menyre qe te mos ti aktivizojne dosjet.LEre Kosoven mos u merr me te, as spo te kerkojme ndihme, por as dem mos na bej

  2. Shitblerje votash në Kavajë, 39-vjeçari që mbështeste “BF” ra në “rrjetën” e SPAK pas përgjimeve telefonike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *