• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Suel Çelës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Suel Çelës


Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Suel Çelës. Ku i fundit, nga arratia, ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, që dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim. Apelit të GJKKO dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj.

Suel Çela është i dyshuar për porositjen e 3 ngjarjeve të rënda kriminale dhe nga arratia, përmes avokatëve, bëri rekurs vendimin, që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *