• |
ide | kryesore

Provimi i tretë i Maturës, nxënësit testohen sot në Matematikë

Lajme, Të fundit


Maturantët në të gjithë vendin do të zhvillojnë sot provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të matematikës. Janë 30 mijë maturantë do të japin sot në orën 10:00 testin, që do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Gjimnazistëve u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje. Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Njësoj si  vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit. Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të ritestojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *