• |
ide | kryesore

Rabiot nuk po rinovon me Juventus, Sabatini zbulon një prapaskenë me francezin e të ëmën e tij

-Instant, Sport
Sabatini



Walter Sabatini foli në Radio Napoli Centrale për trajnerin e ardhshëm të Napolit. Ai u ndal në eksperiencat e tij si drejtor sportiv dhe përmendi edhe një prapaskenë me Rabiot dhe nënën e tij. Francezi në fakt nuk po rinovon me Juventus dhe duket se mund të largohet me parametër zero nga Torino. Një situatë që kujtoi një histori të njohur për Walter Sabatini.

Drejtori historik sportiv ndër vite ka punuar për shumë klube, përfshirë Palermo, Roma dhe Salernitana. E pikërisht te granata ai ndaloi së pari, duke folur për trajnerin e radhës të Napolit, që shumë besojnë se është Paulo Sousa: “Ai është trajneri i Salernitanës, nuk mendoj se ka arritur marrëveshje me Napolin. Por është prova se De Laurentiis lëviz shumë në merkato”. Opsionet e tjera – Galtier dhe Garcia – i pëlqejnë shumë Walter Sabatini dhe për të janë shembuj të rritjes ndërkombëtare të Napolit. E për ardhjen e tij të mundshme në Campania për të zëvendësuar Giuntoli, ish-drejtori sportiv i Salernitanës heq çdo dyshim: “Unë jam një njeri praktik, jo një fantazist i hipotezës. E De Laurentiis nuk do të më telefonojë kurrë. Ai ka nevojë të jetë njeriu i kopertinës së kompanisë së tij, ves që e kam edhe unë. Ai është një primadonna”.

RABIOT E MAMAJA E TIJ

Kur u pyet për të sjellë në mendje disa nga nintuitat e tij më të mira në merkato gjatë viteve të fundit të karrierës, Sabatini u përgjigj: “Marquinhos u mor për 4 milionë duke u bërë titullar i Romës. E 10 muaj më vonë u rishit për më shumë se 30 milionë. Por ka pasur shumë të tjera”.

Keqardhja më e madhe është Adrien Rabiot. Mesfushori francez, tani te Juventus, ishte objektivi i Romës dhe marrëveshja ishte afër, por gjithçka dështoi: “Lojtari për të cilin më vjen keq më shumë është Rabiot. E kisha në dorë 4 vite më parë, ai do të kishte qenë i shkëlqyer për Romën. Nëna e tij është një grua problematike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *