• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i policëve/ Albin Kurti: Kanë kaluar 30 orë, ende asnjë deklaratë e KFOR!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rrëmbimi i policëve/ Albin Kurti: Kanë kaluar 30 orë, ende asnjë deklaratë e KFOR!



Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar reagim nga ana e KFOR, pas rrëmbimit të 3 policëve nga pala serbe në kufi me Kosovën. Kurti tha se ka folur në telefon edhe me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar lidhur me këtë ngjarje dhe se kërkon nga KFOR një reagim emergjent.

Sakaq ka theksuar se pala serbe ka lënë gjurmë gjatë rrëmbimit të tre policëve, sipas tij të qëllimshme.

“Kam folur me Escobar, ambasadorin Hovenier dhe po vij nga një takim i përbashkët nga ambasadorët zv.ambasadorët. Ku gjerë e gjatë kemi informuar për ditën e djeshme dhe të sotme. Dhe kur kanë kaluar 30 orë, dhe s’kemi deklaratë të KFOR-it, unë kam shprehur protestën time për këtë heshtje, por edhe reagim urgjent. Në vendin e ngjarjeve janë gjetur gjurmët e këpucëve që shkojnë në drejtim të Serbisë. Ata jo vetëm që e kanë kryer kidnapimin, por edhe i kanë lënë gjurmët e tyre me tendencë. Synimi i tyre ishte që ata të dihet se ishin aty në atë kohë”, tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *