• |
ide | kryesore

Shpërthime të tjera në Odessa/ Zelensky: Trupat tanë po avancojnë

Lajme, Planet



Shumë shpërthime janë dëgjuar gjatë natës në qytetin port të Odessa-s në jug të Ukrainës. Mediat vendase raportuan se autoritetet ushtarake kanë aktivizuar mbrojtjen ajrore në të gjithë rajonin. Të hënën administrata ushtarake rajonale e Odessa-s raportoi se trupat ruse lëshuan katër raketa lundrimi të tipit Kalibr nga Deti i Zi. Ato u shkatërruan të gjitha në qiell nga forcat e mbrojtjes.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të dielën se luftimet më të ashpra janë në frontin jugor. Ai vlerësoi forcat e Kievit për zmbrapsjen e sulmeve ruse në lindje.

“Trupat ukrainase po përparojnë, pozicion pas pozicioni, hap pas hapi dhe po ecin përpara”, tha ai.

Ndërkohë OKB-ja ka akuzuar Rusinë se vazhdon të bllokojë dërgesat e ndihmave humanitare në zonat e kontrolluara nga Moska në Ukrainën lindore, të cilat janë goditur nga plasja e digës Kakhovka. Shpërthimi i barrierës përmbyti pjesë të mëdha të rajonit Kherson. Kjo detyroi mijëra persona të largohen duke rritur frikën për një fatkeqësi mjedisore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *