• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës: Ku u gabua me ndërhyrjen në kampin e MEK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
oligarkik Lubonjës



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar në News 24 operacionin e Policisë së Shtetit në kampin Ashraf 3 të MEK në Manzë të Durrësit. Sipas Lubonjës policia ka tejkaluar të drejtat e saj, jo nëse është ushtruar dhunë apo jo, por vetë hyrja në atë mënyrë në kamp, si një demonstrim i forcës. Lubonja shtoi se nëse viktima ka ndërruar jetë nga gazi lotsjellës, pasi vuante nga probleme kardiake sipas pretendimeve, autoritetet duhet të ndjehen përgjegjës.

“Ata janë pjesë e revolucionit iranian që u bë në ‘79 që përmbysi Shahun. Janë krahu më laik i tij dhe kur u vendos pushteti i Komeneit dolën në opozitë dhe janë persekutuar në mënyrë të tmerrshme.

Komenei, para se të vdiste ka lënë një porosi që ata të mos kishin rrugë kthimi pas. Duhet të gjakoseshin mirë e janë vrarë nja 1500 prej tyre që ishin nëpër burgje.

Janë njerëz që janë persekutuar, problemi i madh i tyre se në luftën Iran-Irak ishin në Irak me Sadam Huseinin dhe trajtohen si tradhtarë nga Irani. Bota nuk i pranonte sepse Irani ishte një shtet i fuqishëm dhe të gjithë shtetet kishin interesa me naftën dhe ekonomike me Iranin.

Janë më shumë të mbështetur nga republikanët. Kjo ka një lidhje me politikat amerikane ndaj Iranit. Ka pasur një politikë ç’tensionimi për çarmatimin, politikë që u hodh poshtë nga Trump.

Këtë që ndodhi sot nuk e trajtoj dot si çështje vetëm shqiptare. Nuk do vepronte në mënyrë kaq brutale qeveria shqiptare nëse nuk do kishte një konsultim të mëhershëm, që unë dyshoj se është me amerikanët. Biden kërkon të risjellë politikën që u hoq nga Trump.

Sa i përket aksionit të forcave tona, ata hynë një ushtri e tërë, dukej sikur ishin përballë një ushtrie e po përgatisnin një sulm ushtarak jo një sulm kibernetik.

Policët tanë kanë tejkaluar të drejtën e tyre, dhunë është vetë demonstrimi i forcës me hyrjen aty. Nëse viktima ka ndërruar jetë nga gazi lotësjellës duhet të ndjehen përgjegjësi. Shteti shqiptar bëhet më katolik se Papa. Nuk duhet t’i kishte marrë jo sepse janë të këqinj por krijoheshin këto probleme” – u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. E pra sigurisht… na duhej nje mendim nga Lubonja rreth kesaj ceshtjeje!

    Nje njeri qe nuk kupton qe asnjeri nuk ja pjerdh per opinionin e tij, por vazhdon grin sallate.

    Is it Alzheimer?!

  2. video origjinale nga ku mediat e opozites kane prere nje copez per ta lidhur me Klosin.

    Video është shpërndarë nga partia e Sali Berishës, më saktësisht ish-kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi dhe mbeshtetesi kryesor i Berishes

  3. U kisha bere thirrje komentuesvet qe kane dy pare mend qe mos komentojne me fjale banale dhe ta injorojne Jorgon.Ai ndihet mire kur hedh gure ne lume,e nese e injorojne ai do “ vrase “ vehten

  4. Te nderuar bashkekombas, ju bej thirrje te injoroni shqip-foles si ky me lart qe per fat te keq as shqipen nuk e shkruajne ne menyren e duhur.

    Qartesisht keta jane spiune serbo-iraniano-ruse!

  5. “Në disa prej fotove të Berishës me vajzën kur ai pozon në zyrë i lodhur dhe ajo e freskët, Berisha në disa raste ngjan si peng i saj.

    Unë kam qenë 15 vite një nga njerëzit më të afërt të Berishës po nuk kam asnjë foto me të. Nuk na është dashur. Kësaj vajzës i janë dashur dhe Berisha nuk ka pasur fuqi ta kundërshtojë dot. Nuk është lehtë kur futet seksi në mes”

  6. Gjindja bythqire e ketij vendi te fut ne shtepi si mik dhe pastaj te rrjep.
    Ju qifte safeti ne goje.
    Jorgo majlinda, ke harruar grekun, o pusht me breket me mut.

  7. Une përgjithsisht jam dakort me Lubonjen, por kesaj here ja ka fut pordhes komplet.
    MEK eshte nje organizate terroriste e cila nuk duhej te pranohej fare ne Shqiperi. Tani qe i kemi ketu, minimumi nuk duhet ti lejojme te zhvillojnë asnje aktivitet nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *