• |
ide | kryesore

Ç’ndodhi në Manëz/ Pse u bllokua opozita e Iranit nga shteti shqiptar

Arkiva, Kryesore, Lajme
Muxhahedinet



Shpërbërja e sistemit kibernetik të shtetit shqiptar nga sulmet e hakerave iranianë dëshmoi pafuqinë e Shqipërisë përballë një prej fuqive kryesore anti-amerikane në botë. Prandaj, për të evituar një përshkallëzim të mëtejshëm të ktyre sulmeve, qeveria shqiptare vendosi të ndërhyjë në kampin e opozitës së Iranit, në Manëz, të ashtuquajturin “Ashraf 3”, ku strehohen tre mijë muxhahedinë.

Qëllimi i operacionit të sotëm kundër mijëra muxhahedinëve që jetojnë dhe veprojnë në Manëz ishte të bllokoheshin sulmet kibernetike që ata kryejnë ndaj Iranit dhe që konsiderohen shkaku kryesor i sulmeve kibernetike që shteti i Iranit ndërmori ndaj shtetit tonë.

Çfarë ka ndodhur deri tani? Dyshohet se muxhahedinët, një sekt që vepron dhe propagandon për rrëzimin e regjimit iranian, kanë zhvilluar prej vitesh sulme kibernetike nga një bazë e ngritur brenda kampit, në Manëz. Këto sulme janë dirigjuar nga një rrjet kompjuterash, që ishin qëllimi i operacionit të forcave speciale.

Lapsi.al mësoi se RENEA sekuestroi disa kompjutera në bazën e dyshuar, veprimtaria e së cilës konsiderohet shkelje e marrëveshjes fillestare me anë të së cilës shteti shqiptar strehoi muxhahedinët.

Protesta ne kampin e MEK kunder forcave speciale

Realisht, strehimi i tyre është një “qokë” që kryeministrat tanë Berisha dhe më pas Rama e bënë ndaj amerikanëve. Në politikën shqiptare bëri bujë për një periudhë kohe dashuria e verbër për kauzën e muxhahedinëve, shenjë dalluese e servilizmit dhe nënshtrimit symbyllur ndaj administratës amerikane.

I pari që i hapi dyert për ta ishte ish-kryeministri Sali Berisha, në numra më të vegjël, rreth 220 vetë. Kushti i vetëm që u kërkoi amerikanëve, sipas vetë Berishës ishte që muxhahedinët të nxirreshin nga lista e zezë e grupimeve terroriste.

Më pas, ishte Edi Rama e çoi në tre mijë numrin e opozitarëve iranianë që mund të strehoheshin në vendin tonë, në një kohë që shumë vende europiane refuzuan kategorikisht t’i merrnin. Duket se marrëveshja për mikpritjen e tyre ka qenë me kritere strikte humanitare, por opozitarët e regjimit të Iranit dyshohet se kanë kaluar në operacione konkrete kibernetike kundër Iranit, duke sjellë pasoja për Shqipërinë.

Këtë shkelje të marrëveshjes me Shqipërinë e ceku edhe Ministria e Brendshme në deklaratën kur sqaroi arsyet e zhvillimit të operacionit për ndërhyrjen në kamp.

Ministria përmendi “veprime që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen”.

Operacioni nisi në orën 09:00 të mëngjesit, por kur forcat speciale kanë kërkuar gjetjen dhe sekuestrimin e kompjuterave kanë hasur në refuzimin e muxhahedinëve.

Nga përplasjet ka pasur disa të plagosur, madje iranianët pretendojnë se ka pasur një të vrarë në kamp nga gazi lotsjellës. Deri tani deklaratat janë kontradiktore dhe një grup mjekësor po ekzaminon trupin e pajetë për të nxjerrë shkaqet e vdekjes.

Burime nga policia thanë për Lapsi.al se shqetësimi që kanë sjellë muxhahedinët me sulmet e tyre kundër shtetit iranian janë diskutuar për më shumë se dy orë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Pikërisht në këtë mbledhje është rënë dakort për ndërhyrjen ndaj muxhahedinëve, për të evituar përshkallëzimin e mëtejshëm në konfliktin me Iranin, që mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Duke marrë parasysh se sulmi kibernetik rrëzoi edhe institucionet e sigurisë, kur publikoi të dhënat e policisë dhe emailet e SHISH, presidencës, kryeministrit etj, autoritetet kanë kuptuar se konfrontimi me Iranin duhet shmangur.

Begaj Kim
Takimi i fundit i Kim me presidentin shqiptar, ku u fol edhe per mbrojtjen kibernetike

E sigurtë është që operacioni u zhvillua pas rakordimit me ambasadën amerikane. Jo më kot, në takimin e fundit që pati me presidentin Bajram Begaj ditën e sotme, ambasadorja amerikane Juri Kim foli edhe për bashkëpunimin mes agjencive të inteligjencës për mbrojtjen kibernetike.

Leja që amerikanët kanë dhënë për të ndërhyrë në kampin e muxhahedinëve në Manëz mund të shihet edhe si një hap pas në raport me opozitën e Iranit. Gjatë viteve, kongresmenët amerikanë kanë zhvilluar vizita të vazhdueshme në kamp, përfshirë këtu edhe disa nga figurat më të njohura të politikës amerikane.

Ndërkohë për qytetarët e thjeshtë, “qokat” e politikanëve shqiptarë ndaj atyre amerikanë kanë shtuar pasigurinë në Shqipëri, duke e përfshirë në luftën e ashpër mes regjimit të Iranit dhe opozitës së muxhahedinëve.

Për rrjedhojë, rreth tre vite më parë, lideri i Iranit Ajatollah Khamenei duke folur për Shqipërinë na quajti “një vend shumë te vogël, por shumë i keq europian, ku amerikanët bashkepunojne me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”

Që pas strehimit të muxhahedinëve, Shqipëria është shndërruar në një terren ku hidhen në vazhdimësi agjentë të Iranit që kanë mision sabotimin, spunimin apo sulmet direkte ndaj muxhahedinëve.

Një pjesë e mirë e këtyre misioneve janë zbuluar, por tensioni mbetet permanent. Në vitin 2020, ndërsa fliste për vendimin e pranimit të tre mijë muxhahedinëve në vendin tonë, kryeministri Edi Rama pranoi rrezikun që e kanoste vendin, por ruante një qasje solemne për aktin e tij.

“E dimë shumë mirë që duke marrë hapin në përfshirjen e operacionit humanitar [për të strehuar muxhahedinët] kemi marrë përsipër një rrisk. Jam shumë krenar që ky rrisk është marrë përsipër në mënyrë bipartizane në funksion të detyrimeve të një aleance strategjike të pazënvedësueshme me SHBA” shprehej Rama.

Sulmi i fundit kibernetik e vendosi Shqipërinë realisht përballë këtij rreziku, që deri dje trajtohej me poza teatrale. Kur qeveria shqiptare e kuptoi se çfarë do të thotë ky rrezik, vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me Iranin dhe të largojë diplomatët iranianë nga vendi ynë.

Tani ka kuptuar se largimi i diplomatëve nuk mjafton. Ka kuptuar se më së pari, nga Shqipëria nuk duhet të ketë asnjë provokim apo sulm drejt Iranit. Prandaj, sot sulmoi muxhahedinët me një operacion blic, për t’i thënë STOP veprimtarisë së tyre, pasojat e së cilës bien mbi shtetin shqiptar./Lapsi.al



28 Comments

  1. Si duket autori i ketij shkrimi harron qe humanitarizmi per MEK e coi Rama 1 ne nje takim me Obama 2 ne Shtepine e Bardhe, dhe nje foto – jo permes parave nen dore. Madje, me tutje, nen Trump, i cili grisi marrveshjen berthamore me Iranin, MEK qene kryeqendra e opozitarizmit anti Ajatollah ku padyshim Rama 2 ishte byth e breke me “jamerikanet” dhe retoriken e tyre publike te paperfillshme nga sokaqet patetike te Manzes. Prisnin e percillnin kongresmen e senatore, te derguar spenciale dhe ish presidente ne takimet masovike ku padyshim Majko me shoke i vinte kapakun. Dhe tashti kujtohen qe na paska shkelur marreveshjen dhe merren me politike. Ju si media duhet ti kerkoni MB tekstin e kesaj marrveshje dhe pastaj llafosni publikun… ben vaki edhe nuk ka.
    Nese krime dyshohet se jane kryer nga kushdo, perfshire muhaxhiret fatkeq e te mbaruar iraniane, per pese kompiutera te blere me parate e SHBAve nuk ka nevoje te cosh gjithe RENEA. Mbase do ishte me vend qe RENEA te bastiste me rastin e aferes mafioze te ineciatoreve por ne Manze?!?? Aq shume e kane dhjere me kete te sotmen tipike alla sigurim i shtetit, saqe na vune damken e zeze mikpritjes sone si vlere. E perdori fjalen “terroriste” me keq se ne kohen e diktatorit Enver Hoxha. Ndaj ju te medias beni detyren dhe investigoni faktet e jo ti bini daulles cfare u servir propoganda rampalliste.

    1. islamiket ku do në bote të hane buken dhe të përmbysin kupen::: thotë:

      Porblem ështe se, ku do në bote islamiket, të hane buken dhe të përmbysin kupen. Janë njerze mos mirnjohes, se pse nuke i le dot ideologjija e tyre që ata praktikone, për tu bër njerze të cilivizum dhe që të jetone në paqe dhe haromine me të tjeret. Ju veç shifni islamiket e Kosoves se çfare urrejtje kane Kunder Amerikes dhe perëndimit, në tersie. Mbase të gjith atyre gjërave që kane bër për ta. Ose islamiket nëper Evrope dhe perëndim vine për të mbushur barkun me buke mbase andej fillone e vrasin njerze të pa fajshem duke hjedhe trena dhe atobuza në ere. Jane njerze shume të poshte ku do në bote, si islamiset, si Komunistat, nuke jetone dote si njerze të cilivizum në asnjë rrethanë, kët e ka provue koha dhe historija..🇦🇱🇺🇲🇪🇺🇦🇱

  2. Qeveritarët socialistë e rilindas Meku për t’a ishte krenaria e mbështetjes së Amerikës.Po tani janë bërë bashkëpunëtor të regjimit Iranian!! Kështu kaq shpejt ky ndryshim i madh!!Apo hileja është si të mbulojnë skandalin e hakerimit të Iranit e t’ja veshin ndonjë muxhahedini.Jo por noi i Gjo se këta të Rilindjes janë mjeshtra të manipulimeve dhe makinacioneve.I bëjnë vetë kopilat dhe ta lënë në derë.

  3. Pse mer quna i komplikoni gjonat?! C’e keni kete ves te keq?!

    Jemi shtet Demokratik i perbere nga 3 pushtete te pavarur, por te nderlidhur midis tyre:

    Legjislativi, Egzekutivi dhe Gjyqesori.

    Ne rastin ne fjale, Gjyqesori ka urdheruar Legjislativin (sepse i ka kompetencat per ta bere) qe te ushtroje nje kontroll rutine ne objektin e subjektit ne fjale per nje ceshtje qe ai po heton.

    Subjekti ka bere rezistence duke kryer nje, madje disa, vepra penale. Kaq! Pse ngaterroheni kot?!

    Ndersa per me shume, ndiqni Alfred Cakon, cdo te djele ne Top Channel.

    1. Si duket shoku “Palikaris-Ramis” njesoj si ish MPB e Saukut i kendon ligjet. Dmth me bythe, mender. Andaj dhe nuk e ndan dot njerin pushtet nga tjetri. Le po kompetencat dhe funksionet.

      Gjykata nuk urdheron por vendos, me vendim, mbi kerkesat e organit procedural. Dhe nuk vendos a makar urdheron kontrolle “rutine”.
      Sidomos me kete te rezistences e qan fare modus operandi alla Enverce – ka kundershtu, ka rezistu, thote, dhe kjo eshte veper penale. Eshte vepre por jo kur mbron vetveten apo kerkon zbatim te ligjes.

      Po nejse, me ke te merresh, gjithe keto injorante nje surrat kane: i kthen ne diell, ngjajne me mediokerr Ramen, i kthen ne hene, ngjajne me damblla Meten, opo i le pa drite fare dhe te fanepsen si kukudh Berisha!

      1. Faleminderit Sauki! Kur te studjoj Juridiki si ty, takohemi dhe e flasim me thellesisht kete qishtje.

        PS: Medioker me “r” te bute ne fund Sauki!

  4. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Kush e vërtetoi se prapa sulmeve kirbnetike janë hakerat iranianë,dhe jo mafia RILINDJES që të justifikoi vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë?Përse pikërisht sulmet kirbenetike u bënë para zgjedhjeve dhe jo pas tyre?Përse Shefi i SHISH-it Helidon Bendo u largua 5 Muaj para zgjedhjeve lokale?

  5. Keshtu eshte kur shan Enver Hoxhen qe e mbajti vendin tone asnjeanes dhe te paster, Keta plehrat e Rilindjes dolen me trimat dhe cmimin e paguan populli. Amerika e ka bere kosh plehrash Shqiperine duke I sjelle mbeturinat e Botes qe nuk do ti marr vete. Amerika ka vend dhe para pse nuk i merr ne Amerike keta? Ne i mbajme me taksat tona. Do Zoti Fiton Rusia dhe amerika iken ne pidh te semes por kjo do sjelle dhe shkaterrimin e elites gjakpirese te vendosur keto 32 vjet nga Amerika. Cfare kane bere Shqiptaret nen urdhtrat e Amerikes kunder Rusise dhe Iranit kjo nuk do harrohet kurre nga ata

  6. Cfare ndodhi? Asgje jashte normales, Irani dhe Arabia Saudite po normalizojne marrdheniet, e me sa duket nje nga keto eshte edhe nderprerja e financimeve per proxy wars…

    1. Amerika e ndryshon pllakën sa herë të dojë. Kështu bën dhe Rama.E ndryshoi me Kurtin,bam dhe Rama Kurti.E ndryshoi me Berishën dhe bam PD që t’a eleminojë.Tashti siç mund të besohet është duke bërë biseda me Iranin dhe Rama bam muxhahedinëve.Ky është Rama që më këta muxhahedinët përfitoi nga politika Amerikane.Dhe tani don të përfitojë por duke goditur e vrarë tashmë pleq këta të mjerë muxhahedinë.

  7. gjithçka është një manipulim i pastër, që duhet hetuar nga drejtësia, pasi video në fjalë është një video pornografike, e marrë nga interneti.

    Video e plotë është në linkun më poshtë, pasi njerëzit e Berishës e kanë kamufluar me qëllim atë, për të mos u dukur qartë, në mënyrë që të bëhej e besueshme që ishte Blendi Klosi. Por qartësisht video gjendet në faqet pornografike dhe është shkëputur prej andej (Pornmania në Twitter)

  8. video origjinale nga ku mediat e opozites kane prere nje copez per ta lidhur me Klosin.

    Video është shpërndarë nga partia e Sali Berishës, më saktësisht ish-kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi dhe mbeshtetesi kryesor i Berishes

  9. “Në disa prej fotove të Berishës me vajzën kur ai pozon në zyrë i lodhur dhe ajo e freskët, Berisha në disa raste ngjan si peng i saj.

    Unë kam qenë 15 vite një nga njerëzit më të afërt të Berishës po nuk kam asnjë foto me të. Nuk na është dashur. Kësaj vajzës i janë dashur dhe Berisha nuk ka pasur fuqi ta kundërshtojë dot. Nuk është lehtë kur futet seksi në mes”

  10. Shkrimi bën fjalë për skandalin me muhaxhedinët në Manzë, e këtu po shoh se disa komentuesve ju ka ngelur mendja tek skandali i Gjicit.
    Nuk më duket rastësi kjo.
    Nëse në këto 10 vite të qeverisë së tejkorruptuar të Ramës ka pasur mesatarisht një skandal aferash korruptive çdo javë, pas zgjedhjeve të manipuluara nga Rama në media shpërthejnë skandale në çdo dy ditë.
    Plas skandali i legalizimit të kanabisit, e karagjozi për të tërhequr vëmëndjeb e publikur nga ky skansal, bën një marrëzi tjetër, shkon e sulmon barbarisht emigrantët iranianë që i mori për ti mbrojtur nga regjimi diktatorial i tyre.
    SPAK paska zbuluar se në këtë kamp të refugjatëve, paskej qenë qendra e hakerëve të qeverisë iraniane.
    Edhe mund të ketë vërtetë në ate kamp ndonjë grup të vogël agjentësh të qeverisë iraniane që të infiltruar fshehurazi kanë bërë hakerimet në llogari të asaj qeverie , por nuk mund të akuzohen e keqtrajtohen 2400 që i ke pritur e je kujdesur për ta, për “shpërdorim të bamirësisë”.
    SPAK e veçanërisht Byroja e hetimit, kanë mbështetjen e trajnimin nga SHBA.
    Sa të bëhej gjithë ajo skenë e dhunëshme, a nuk do të ishte më rezultative që Byroja e hetimit me oficerë të trajnuar në SHBA, të çonte në këtë kamp dy-tre oficerë të infiltruar si mbrojtës të sigurisë së emigrantëve që të hetonin e zbulonin hakeruesit e mandej me qetësi e pa bujë të arrestoheshin me urdhër të Gjykatës speciale ?
    Është e marrëzushme të pretendosh që 2400 iranianë të persekutuar nga qeveria diktatoriale iraniane, të cilëve ju ke dhënë strehim politik, na qenkan të gjithë agjentë të qeverisë së tyre.
    Mandej, SPAK po qe puna për goditje të hakerëve, përse nuk ka hetuar qeverinë që organizoi patronazhistët e aktivistët që i nxorën para iranianëve sekretet e shtetit Shqiptar ?

    1. Mire e ke ti. Por, kur Obama donte te firmoste Irani, Rama menjehere kapi filmin duke filluar dashurine amerikane. Kushdo qe mendoi se me Trump do te zbehej servilizmi i Rames me sharjet live ne VOA, u zhgenjye. Shoket dhe shoqet e Kim kishin gati pazarin Thaci-Vucic dhe serish Rama shijoi dashnine amerikane. Pikerisht ne kete kohe u nxit edhe MEK ne Manze nga do Grenell amerikane te lehnin e leftonin Irane! Domosdo, pasi ben kerdine me te dhenat personale ne megaskandalin patronazhisti, i futen nje armik kibernetik “Homeland Justice” per te mbuluar mutin me shurre. Trump iku por dashnia nen Biden u shtua e vazhdon te shtohet. Shoket dhe shoqet e Kim jane te zene serish me Iranin. Kesaj radhe jo si nen Trump por per tu vene fre qeneve revulicionare qe ndersyen dje. Se do me firmos prape Biden mavria. Tashme e keni kuptuar besoj skemen. Mjafton qe Rama te zbatoje cfare e si kerkojne shoket dhe shoqet e Kim ne Washington, dhe ka dore te lire te shkerdheje dhe shkerdhatose Shqiperine dhe shqiptaret. Ah, po. Po njesoj ata kane dhe mbrojne me cdo cmim sivllaun e Rames ne Beograd , Vucic! Konkluzioni: MEK jane thjesht ‘collateral damage’ me te cilet shoket e shoqet e Kim tallin menderen nga ty ngrihet ne mengjes.

  11. Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi e miratonte, duke i bërë like.

    Më pas e shpërndanë videon online në disa portale periferike, me shpresë se do ta merrnin edhe mediat e tjera serioze.

    Por pas verifikimeve, iu doli gënjeshtra.

    Doli se në video nuk ishte Blendi Klosi, siç pretendonte zyra e montazhit të Sali Berishës, por bëhej fjalë për një video pornografike.Ti si nje malok islamik te pelqen irani njesoj si salih metaj vazhdo mbeshtete o malok islamik

    1. Prapë ju idiotët patronazhistë.Doni që më këto postime të hiqni vëmendjen nga ky skandal Amerikano Ramist.

  12. “Të premte paradite, Berisha publikoi materialin ne grupe whatsapp-i dhe ne rrjete sociale, duke ua dhënë paraprakisht mediave te tij. E vërteta është se kërkesa për tenderin është një inskenim banal, me emër të rremë, që nuk ka qenë prioritet i vajzës, por truku i saj. Prioritet ka qenë akti seksual, ku Safet Gjiçi është peshkuar dhe ka rënë në kurth”Dole prap ti islamik i qelbur i salihut cfare ka per amerikanet o malok islamik Gimi

  13. përse Sali Berisha ka përfunduar në këtë kategori te degraduar njerëzish dhe në këto montazhe që kanë qenë në qendër pornografinë?

    Një aryse ngjan të jetë psikologjike. Si një njeri I frustruar seksualisht dhe I traumatizuar nga incestet familjare, Ai ngjan I bindur se seksi është një armë shkatërruese për kundërshtarin për shkak të maktheve që ka vet prej tij.
    Të gjitha përfytyrimet e tij shkaytërruese për kundërshtarët duket se janë skenat ku ai përfytyron se ata po bëjnë seks.

  14. Ngjarja ne kampin e muxhahedineve iraniane eshte nje prej deshmive me te qarta se kemi mbi krye jo nje shtet kartoni, por shtet prej letre higjenike fare! Po mundohen ta mbyllin kete skandal, por skandali sa vjen e merr ere!
    Nuk kemi te bejme me refugjate lufte, ne kuptimin klasik te fjales. Njerez te debuar nga shtepite e tyre. As me disidente sic ka patur kudo neper Europe apo perendim te strehuar.
    Kemi te bejme me nje ushtri, ne kuptimin me te plote te kesaj fjale!
    Gjeja me logjike eshte qe ato te kene aktivitet pokitik! Kjo u jep atyre kuptim. Pa aktivitet politik ata do ishin ketu thjesht pushues!
    Paradoksi I madh ka te beje me faktin se keta luftojne nje regjim, te ardhur ne pushtet pas nje levizje anti-regjim, te udhehequr nga Khomeini,levizje te cilen ai e dirigjoi nga zemra e Europes, Franca! Kur triumfoi revolucioni islamik ne’79-ten, Khomeini zbriti ne Teheran me avion qe u nis nga Parisi!…
    Kjo eshte deshmi se kopuket e politikes bejne “deal” kriminal me interesate Shqiperise dhe shqiptareve! “Per nje grusht dollare”,(sic eshte titulli I nje filmi western), apo per ca dite me shume ne kolltukun e pushtetit, qe fale ketyre aferave te pista, e ushtrojne me arrogance ekstreme!!!…..

  15. “Unë ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë, një luftëtar lirie. Unë jam muxhahedin sot. Qeveria veproi si vasale e Iranit dhe jo si vend anëtar i NATO=s” – ishin disa nga akuzat e Berishës i cili harron që qeveria e ka përzënë ambasadën iraniane nga vendi.

    Më pas ai kërkoi një minutë heshtje për një të vdekur në kampin e Manzës që as emrin nuk i dinte.O alfredi i mbajte shishen e shurres salihut mbreme,bravo ja fute gimit xixa stalinit,salihu te pelqeu menyren si ja mbaje shishen qe salihu te shurronte

  16. Të gjitha përfytyrimet e tij shkatërruese për kundërshtarët, duket se janë skenat ku ai përfytyron se ata po bëjnë seks. Të gjitha akuzat e tij më të rënda për kundërshtarët në vite janë ato që ai i akuzon se kanë dashnore, se kanë dashnorë, se janë ndarë, se janë martuar, se janë kapur duke bërë seks etj.

    Është politikani që gjithë diapazonin e goditjeve të tij politike, i ka në hapësirën mes çarçafit dhe dyshekut të kundërshtarëve

  17. Sot, REL, ose Radio Europa e Lire, publikoi nje interviste te nje fare eksperti sigurie si nje perpjekje per te mbeshtetur aksionin anti MEK. Pra tashme nuk eshte VOA por REL qe perdoret fort si top propogande nga establishmenti Washingtonit kur ua do puna. Ndoshta intervista e radhes do jete mbi Bashen…. ose mbase ia kane lene VOA pjesen e operacioneve politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *