• |
ide | kryesore

DASH shpall non grata një tjetër politikan shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ramiz Merko


Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit. Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit./ Zëri i Amerikës


10 Comments

    1. Dmth ramizi qeka tu i fik derën amerikës

      Hahaha

      Kjo administratë është bërë për tu qeshur.

      Mbase duan të këtcënojnë dikë tjetër dhe e nisin me ramizin e strugës!

  1. Ndonje fakt apo ndonje gje?! Apo vari kart! Nuk pyeten zotat!

    Perderisa informacioni vjen nga NGO-t e uncle George, nuk ka nevoje per pse/qysh/si!

    Suksese ne jete! Next…!

    1. Kush je ti qe guxon te vesh ne dyshim Ameriket? Ca te duket vetja ty? Ato kane sy dhe vesh kudo, ato jane te pa gabueshëm dhe nuk i japin llogari mortaleve te thjeshte si puna jote, ato japin llogari vetem perpara Zotit.

    1. Bravo DASH. Tani po qe keni goditur koken e korrupsionit ne Ballkan.
      Po ndonje kryeplak nga laberia apo nga luma kur do ta shpallni Non-grata?

    1. Edhe ti è ke te shkruar tek mbiemri se çje por fakte nuk kam se ste njoh personalisht qe te them se je palle kari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *