• |
ide | kryesore

Operacioni në Manëz/ Muxhahedinët: U vranë dy prej nesh, policia nuk e konfirmon

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka zbarkuar në kampin e MEK dhe në Manëz, Durrës për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj.

Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit dhe ka plagosur 36 të tjerë. Madje ata kanë postuar emrin e viktimës, duke thënë se ai quhet Ali Mostashari.

“Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme. Një person ka humbur jetën dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen. Ky është një akt barbar për të qetësuar mullahët iranianë. Emri i personit të vrarë është Ali Mostashari,” tha zëdhënësi i MEK.

Një prej refugjatëve të strehuar në Manzë ka folur për mediat duke thënë se policia ka vrarë një prej muxhahedinëve të strehuar. Ai tha se nuk kanë bërë asgjë për të patur këtë bastisje nga policia.

“Policia në mëngjes me qindra makina u futën brenda pa asnjë lajmërim dhe vranë vëllanë tonë Alie Mustasharin. Cfarë borxhi kemi ne? Çfarë kemi bërë ne? Çfarë veprimi kemi bërë ne? Ne jemi arratisur nga vendi ynë. Ata rrethuan kampin, sulmuan vëllain tonë. Ata përdorin gaz afër vëllait tonë. Një muxhahedin u vra. Dhe disa vëllezër dhe motra i arrestuan i futën në makinën e tyre. Ne çfarë krimi kemi bërë? Nuk dimë asgjë. Ne jemi refugjatë. Ne nuk kanë treguar asgjë asnjë letërnjoftim. Nuk ka asnjë të rrezikshëm brenda kampit tonë, ato janë propagandë. Sot ishte përvjetori i rezistencës iraniane, ata në këtë ditë sulmojnë bazën kryesore të muxhahedinëve në Shqipëri. Nuk kemi lidhje me sulmet kibernetike.”– tha ai.

Më pas dy persona të tjerë të muxhahedinëve kanë dalë në hyrjen kryesore të kampit duke thënë se të vrarët në kamp janë dy.

Por policia shqiptare nuk e ka konfirmuar këtë fakt. Sipas tyre, ka pasur të lënduar nga përplasja mes tyre dhe banorëve. Ndërkohë, mësohet se janë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.



4 Comments

  1. Vetem safeti mund ta rregullonte kete…..
    Ah, edhe benblushi….
    Po te dy nuk jane te disponueshem

    1. O te mbeti Safeti lumadhe, Safeti para ka, biznes ka, qi pithe nga me te rejat, edhe ti i bene reklame, cfare do me shume? aman ju mbeti sahati tek nje si problem qe seshte problem,
      te jemi tek tema, keta i thuani rini urte se ju cuam ne Iran edhe e dine vete keta se cfare do ndodhe andej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *