• |
ide | kryesore

Policia përgenjeshtron muxhahedinët: Nuk ka humbje jete në kamp!

Arkiva, Lajme, Të fundit
kampi i MEK,



Opozita iraniane tha se pati dy viktima në kamp nga operacioni i policisë sot në Manëz, kur forcat speciale kërkuan të kryejnë kontrolle mbi një bazë sulmesh kibernetike të ngritur aty.

Por në nisje të operacionit, policia është përballur me refuzimin e iranianëve për të lejuar kontrollet ndaj ka hedhur gaz lotsjellës. Në lidhje me pretendimin e muxhahedinëve, policia tha se nuk ka të dhëna për të vdekur nga operacioni.

Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.



6 Comments

  1. ku u katandisem keshtu. Vine e strehohen ketu ne shqiperi per te shpetuar koken e vine te bejne ligjin ketu. E tmerreshme shikojini se si sillen e cfare pretendojne. Dhe sulmet kibernetike nga keta i kemi.
    Duhen shporrur nga kjo toke. Jane monstra

  2. Ky eshte nje inskenim i bandes qeveritare sigurimit te shtetit ne bashkpunim me bande ambasaden amerikane per te larguar vemendjen nga korrupsioni degjenerimi i ketij shteti mafjoz.gjithashtu edhe per ceshtjen e kosoves .per ti dhen frymarrje kryebanditit rama.

  3. Sa crazy bitch-a keta!

    WTF! 32 te plagosur… 7te vdekur… 2 miliarde dollare te zhdukur… 100 gra te lena shtatezane… 50 meshkuj me car n’sume… dhe te gjitha keto si pasoje e zbatimit te urdherit te SPAK-ut per bastisje! 😀

    Pu pu pu ca jane keto sektet… Te frikshme!

  4. Inskenim i tërë. Krijojmë një situatë të pa qenë për mbuluar pushtlliqet e tyre. Venë si banditë, dhunojnë deri në vrasje, pa një bashkëpunim me drejtuesit e përfaqsuesit ligjorë të tyre!! Rrëmbejnë e konfiskojnë kompjutera pa një proçes verbal e inventar të domosdoshëm në proçedurën hetimore. Skandal!!Si do reagojnë Amerikanët tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *