• |
ide | kryesore

“Tani me pushime në Barcelonë”: Sylvinho i kujton të gjithëve sa kishte Shqipëria pa arritur dy fitore radhazi

-Instant, Sport
Sylvinho


“Është shumë e vështirë të luash këtu. Një pasim i gjatë mund të vendosë në vështirësi. Nuk ka nevojë për shumë zotërim topin, me një top të gjatë mund të sjellë situata të padëshiruara”. Sylvinho shpjegon vuajtjen e Shqipërisë në fraksione loje në Ishujt Faroe, edhe pse është i lumtur për 1-3 e marrë. Suksesi i dytë radhazi për kuqezinjtë dhe vetë teknikun, pas debutimit me humbje me Poloninë. “Duhet të shohim anën pozitive. Kemi fituar me rezultatin 1-3. Ndoshta ka qenë në 2021 që Shqipëria fitonte dy ose më shumë ndeshje radhazi”.

Lexo më tej: Video/ Tris kuqezi në “Torsvoellur Stadium”: Shqipëria e dyta, Moldavia na bën një nder

Braziliani nuk dëshiron të zbilancohet, pavarësisht se polakët i ka lënë prapa dhe është vetëm -1 nga Çekia: “Shanset janë njësoj siç ishin dhe më përpara. E rëndësishme ishin të fitonim dy fitore radhazi. Ka ndodhur para dy viteve kur Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi. E kam thënë që në fillim që është një grup shumë i vështirë, shumë i ekuilibruar. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi tërësisht në garë për kualifikimin”.

GOLI MË I BUKUR

Asllani shënoi me një goditje të kalibruar, Muçi me një inkursion fantastik, por tekniku nuk dëshiron të zgjedhë mes tyre. Si futbollist Sylvinho i ka provuar të dy llojet e golave të shënuar, por tani i shijon nga pankina: “Të dy ishin gola shumë të bukur. Sigurisht në aspektin taktik goli i Asllanit ishte më i bukur. Por unë nuk mund të rri pa përmendur lojtarët që kanë hyrë dhe kanë dhënë kontributin e tyre”.

KOHA PËR PUSHIME

Në fund koha për pushimet, edhe pse Sylvinho ka edhe pak ditë punë në Tiranë, si zbuloi vetë: “Do të rikthehem në Tiranë sepse kemi disa ditë punë. Dhe pasi të kem mbaruar në Tiranë do të rikthehem në Porto dhe do të bashkohem me familjen time. Më pas do të bëjmë një ose dy javë pushime në Barcelonë”, përfundoi Sylvinho.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *